1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Përshkrimi i punës:

Kompania UNI PROJECT SHPK shpall konkurs për punësimin e një punëtori/pastruesi mashkull, i cili do të angazhohet në kryerjen e detyrave të pastrimit në objekte të ndryshme, si dhe detyra shtesë që kërkojnë lëvizje me automjetet të kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Patentë shofer – Kategoria B (e detyrueshme).
  • Përvojë pune në pastrim ose pozita të ngjashme është përparësi.
  • Përgjegjshmëri dhe kujdes në kryerjen e detyrave të punës.
  • Gatishmëri për punë fizike dhe fleksibilitet në orar.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Detyrat kryesore:

  • Pastrimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme sipas planit të punës.
  • Përdorimi dhe mirëmbajtja e mjeteve dhe pajisjeve të pastrimit.
  • Transporti i materialeve/pajisjeve me automjetet e kompanisë kur të kërkohet.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë dhe standardeve të kompanisë.

Çka ofron kompania:

  • Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi.
  • Pagë konkurruese dhe me kohë.
  • Kompensim monetar për punë jashtë orarit dhe në ditë pushimi.
  • Kushte të mira pune dhe mbështetje nga ekipi.
  • Mundësi për trajnime dhe avancim profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit mund të na thërrasin në numrat: 048 808 886

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet