1
PREMIUM PLUS

Kujdestare (Dado) për Bebe

Ruaj
Non - Disclosed Client
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PËR KUJDESTARE (DADO) PËR BEBE

Jemi në kërkim të një kujdestareje serioze, të përgjegjshme dhe me përvojë për kujdesin ndaj një bebe 7 muajshe.

Kriteret:

  • Mosha: 45–60 vjeç
  • Të ketë përvojë në kujdesin për bebe ose fëmijë të vegjël.
  • Të jetë e dashur, e durueshme dhe e kujdesshme me fëmijët.
  • Të jetë e përgjegjshme, e besueshme dhe e disiplinuar.
  • Të ketë nivel të lartë të higjienës personale dhe pastërtisë në punë.
  • Të respektojë rregullat, rutinën dhe udhëzimet e familjes.
  • Rekomandimet nga punëdhënës të mëparshëm përbëjnë përparësi.

Përparësi do të kenë kandidatet që:

  • Kanë punuar si kujdestare në familje me bebe ose fëmijë.
  • Kanë punuar në çerdhe, kopshte ose institucione të edukimit parashkollor.
  • Kanë përvojë shumëvjeçare në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Detyrat kryesore:

  • Kujdesi i plotë për beben gjatë orarit të punës.
  • Ushqyerja sipas udhëzimeve të prindërve.
  • Ndërrimi i pelenave dhe kujdesi për higjienën e bebes.
  • Zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme sipas moshës së bebes.
  • Mbajtja e pastërtisë së sendeve dhe hapësirave që përdor bebja.

Orari i punës: 08:00 – 17:00

Paga800 € në muaj

Bonus:

Çdo kandidate që plotëson 1 (një) vit pune të pandërprerë do të shpërblehet me bonus shtesë në fund të vitit, si vlerësim për përkushtimin dhe bashkëpunimin afatgjatë.

Ofrojmë ambient pune serioz, korrekt dhe bashkëpunim afatgjatë për kandidaten e duhur.

Të interesuarat mund të aplikojnë duke dërguar të dhënat e tyre dhe një përshkrim të shkurtër të përvojës së punës.

Adresa : Prishtine Fshati Nderkombetare, Hajvali.
Numri Kontaktues : 049-129-559

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet