1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania BINNI, e specializuar në realizimin e projekteve të enterierit me standarde të larta të cilësisë dhe profesionalizmit, shpall konkurs pune për zgjerimin e ekipit tonë.

Pozita e hapur: Montues të enterierit

Kërkojmë persona të motivuar, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e një ekipi profesional dhe të kontribuojnë në realizimin e projekteve tona të enterierit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •  Montimi dhe instalimi i elementeve të enterierit sipas kërkesave të projektit
  •  Sigurimi i punës së saktë dhe cilësore gjatë procesit të montimit
  •  Përkujdesja ndaj materialeve, mjeteve dhe pajisjeve të punës
  •  Bashkëpunimi me ekipin për realizimin me sukses të projekteve
  •  Respektimi i afateve dhe standardeve të punës

Kriteret e kërkuara:

  •  Përvojë pune në montimin e enterierit ose në fusha të ngjashme
  •  Aftësi praktike, precizitet dhe kujdes në detaje
  •  Përgjegjësi, korrektësi dhe seriozitet në punë
  •  Gatishmëri për punë ekipore dhe zhvillim profesional

Kompania ofron:

  •  Kushte të favorshme pune
  •  Ambient profesional dhe stabilitet në punë
  •  Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional
  •  Pagesë dhe vlerësim në bazë të angazhimit dhe përvojës

Lokacioni: BINNI – Vushtrri, Magjistralja Prishtinë–Mitrovicë, Dumnicë e Poshtme

Për aplikim dhe informata shtesë kontaktoni: +383 45 111 441

Bëhuni pjesë e ekipit BINNI dhe kontribuoni në krijimin e hapësirave moderne e funksionale me standarde profesionale.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet