1
ULTRA

Arkitekt/e dhe Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë ose Mekanikës

Ruaj
Idearch
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Idearch SH.P.K. është një kompani inovative në fushën e projekteve të dritareve dhe fasadave. Për shkak të rritjes së kompanisë, jemi në kërkim të kandidatëve për pozitën:

Arkitekt/e ose Inxhinier/e i/e Ndërtimtarisë / Mekanikës

Lokacioni: Dragodan, Prishtinë
https://maps.app.goo.gl/R1quXfYeAStNTmDy9

Kërkesat

  • Diplomë universitare në Arkitekturë, Ndërtimtari ose Inxhinieri Mekanike
  • Njohuri të mira në CAD, me përparësi AutoCAD
  • Njohuri të mira në MS Office
  • Njohje të gjuhës gjermane në nivelin B2 - C1
  • Aftësi për punë ekipore, organizim dhe përgjegjësi
  • Motivim për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
  • Fleksibilitet në punë

Detyrat

  • Projektimi i dritareve dhe elementeve të fasadave
  • Përpunimi i porosive në programin e prodhimit
  • Mbështetje në zhvillimin e zgjidhjeve teknike dhe estetike
  • Detyra të tjera sipas udhëzimeve të menaxherit

Ne ofrojmë

  • Punë stabile në një kompani me strukturë të mirë dhe organizim profesional
  • Projekte interesante për një kompani zvicerane
  • Trajnim profesional 4-mujor në Zvicër me vizë pune (trajnimi zhvillohet në gjuhën gjermane)
  • 8 javë qëndrim çdo vit në Zvicër
  • Gjatë qëndrimit në Zvicër, kompania siguron banesën dhe mbulon shpenzimet e udhëtimit

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në:
idearch.info@gmail.com

Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë kohës.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet