KONKURS PUNE
Pozita: ARKITEKT/E
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Dizajnimi dhe renderimi i banjove dhe hapësirave të interierit duke përdorur produktet e kompanisë.
- Këshillimi i klientëve në përzgjedhjen e pllakave, sanitareve dhe materialeve të tjera.
- Përgatitja e vizualizimeve 3D dhe prezantimeve për klientët.
- Përgatitja e raporteve dhe dokumentacionit për klientët e komplekseve dhe projekteve me të cilat bashkëpunon kompania.
- Përgatitja dhe përcjellja e ofertave ditore për klientë, investitorë dhe partnerë të kompanisë.
- Bashkëpunimi me departamentin e shitjes për ndjekjen e kërkesave të klientëve dhe projekteve në zhvillim.
Kualifikimet
- Diplomë në Arkitekturë ose Dizajn Interieri.
- Njohuri të programeve të projektimit dhe renderimit (3ds Max, ArchiCAD, V-Ray, Corona).
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi multidisiplinar.
- Të ketë orientim të lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar procese të ndërlikuara.
- Aftësi të menaxhimit të kohës dhe punës nën presion, duke siguruar përmbushjen e afateve të rëndësishme.
Qka ne ofrojmë:
- Pagë konkuruese, në përputhje me përvojën dhe aftësitë profesionale.
- Mundësi për rritje dhe avancim në karrierë brenda kompanisë.
- Ambient pune profesional dhe motivues, me kulturë bashkëpunuese dhe respekt për individin.
- Sigurim shëndetësor.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe portfolion përmes butonit të mëposhtëm ose në email: hr@agimicompany.com
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
