KONKURS PUNE
Atrium Studio po zgjeron ekipin dhe fton profesionistë të motivuar t’i bashkohen ekipit tonë në këto pozita:
1. Dizajner/e i/e Interierit (4 pozita)
Kriteret:
- Minimum 2 vite përvojë pune.
- Njohuri të avancuara në:
- 3ds Max
- Corona Renderer
- Archicad
- Aftësi për krijimin e vizualizimeve fotorealiste.
- Kreativitet, përgjegjësi dhe aftësi për punë në ekip.
- Portofolio i punimeve është i detyrueshëm.
Përgjegjësitë:
- Zhvillimi i koncepteve të dizajnit të interierit.
- Modelimi 3D dhe realizimi i renderëve me cilësi të lartë.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik.
- Bashkëpunimi me ekipin gjatë zhvillimit të projekteve.
Arkitekt/e (1 pozitë)
Kriteret:
- Minimum 2 vite përvojë pune.
- Njohuri të avancuara në:
- Archicad
- 3ds Max
- Corona Renderer
- Aftësi në hartimin e dokumentacionit teknik dhe zhvillimin e projekteve.
- Portofolio i punimeve është i detyrueshëm.
Përgjegjësitë:
- Hartimi i projekteve arkitektonike.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik.
- Bashkëpunimi me ekipin në zhvillimin dhe realizimin e projekteve.
- Koordinimi i zgjidhjeve teknike gjatë procesit të projektimit.
Content Creator (1 pozitë)
Kriteret:
- Përvojë në krijimin e përmbajtjes për rrjetet sociale.
- Aftësi në fotografi dhe videografi.
- Kreativitet dhe aftësi për të krijuar përmbajtje origjinale.
- Njohuri në menaxhimin e platformave si Instagram, Facebook, TikTok dhe LinkedIn.
Përgjegjësitë:
- Krijimi i përmbajtjes vizuale dhe video për rrjetet sociale.
- Fotografimi dhe xhirimi i projekteve të kompanisë.
- Editimi i materialeve vizuale.
- Planifikimi dhe publikimi i përmbajtjes sipas kalendarit të marketingut.
- Bashkëpunimi me ekipin për zhvillimin e strategjive të marketingut.
Si të aplikoni?
Të interesuarit/at mund të aplikojnë duke dërguar:
- CV-në
- Portfolion (për pozitat e Dizajnerit/e të Interierit dhe Arkitektit/es)
- Cover Letter
në adresën elektronike: atriiumstudio@gmail.com
Ju lutemi, në subjektin e email-it shënoni pozitën për të cilën po aplikoni.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të rekrutimit.