1

Arkitekt/e & Menaxher/e i/e Zyrës (Prizren)

Ruaj
TenTen Arch
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONKURS PUNE – ARKITEKT/E & MENAXHER/E I/E ZYRËS NË PRIZREN

TenTen Arch është në kërkim të një Arkitekti/e profesional/e, me të përfunduar nivelin Master në Arkitekturë, i/e cili/a përveç punës në projekte arkitekturore dhe interieri, do të ketë përgjegjësi edhe për menaxhimin e zyrës në Prizren.

Pozita: Arkitekt/e & Menaxher/e i/e Zyrës
Lokacioni: Prizren

Përgjegjësitë kryesore:

  • Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitekturore dhe të interierit;
  • Përgatitja e vizatimeve teknike, planeve, detajeve dhe prezantimeve për klientë;
  • Menaxhimi i ekipit dhe koordinimi i punëve brenda zyrës;
  • Komunikimi me klientë, investitorë, kontraktorë dhe bashkëpunëtorë;
  • Organizimi i takimeve, ndarja e detyrave dhe përcjellja e afateve të projekteve;
  • Kontrollimi i cilësisë së projekteve para dorëzimit;
  • Raportimi i rregullt për ecurinë e punës dhe zhvillimin e zyrës;
  • Përfaqësimi profesional i kompanisë në takime dhe projekte.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Master në Arkitekturë;
  • Përvojë pune në arkitekturë dhe/ose interier;
  • Njohuri të mira në programe si: ArchiCAD, AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Lumion, Corona ose V-Ray;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale;
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar me afate;
  • Komunikim profesional me klientë dhe ekip;
  • Kreativitet, iniciativë dhe qasje serioze ndaj punës.

Çka ofrojmë:

  • Ambient profesional dhe modern pune;
  • Mundësi rritjeje brenda kompanisë;
  • Përfshirje në projekte serioze arkitekturore dhe interieri;
  • Pozitë me përgjegjësi dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zyrës;
  • Pagë konkurruese, varësisht nga përvoja dhe aftësitë.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë:

  • CV;
  • Portfolio të punimeve;
  • Një përshkrim të shkurtër për përvojën profesionale dhe aftësitë menaxheriale.

Email për aplikim: info@tenten.wtf
Subjekti: Aplikim për Arkitekt/e & Menaxher/e Zyre – Prizren

Afati i aplikimit: 01.07.2026

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet