1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozita: Menaxher/e Dyqani
Vendodhja: Prizren

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe mbikëqyr të gjitha operacionet ditore të dyqanit, duke siguruar funksionim efikas dhe organizim të mirë të punës.
  • Monitoron performancën e shitjeve dhe analizon rezultatet për të siguruar arritjen e objektivave dhe targeteve mujore të kompanisë.
  • Kontrollon aktivitetet dhe lëvizjet ditore në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe proceset operative, duke garantuar korrektësi dhe rregull.
  • Organizon, koordinon dhe mbështet ekipin e punës për të rritur produktivitetin, bashkëpunimin dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientëve.
  • Siguron një eksperiencë pozitive për klientët përmes menaxhimit profesional të stafit, komunikimit efektiv dhe zgjidhjes së situatave apo ankesave në mënyrë efikase.

Kulifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në fushë relevante. 
  • Minimum 3 vite përvojë pune në pozita menaxheriale ose udhëheqëse. 
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim. 
  • Aftësi për menaxhimin e stresit dhe punë efikase nën presion.
  • Shkathtësi të zhvilluara ndërpersonale, komunikim të shkëlqyer, orientim në detaje dhe motivim të lartë profesional.

Neptun Kosova sh.p.k ofron:

  • Trajnim të vazhdueshëm
  • Pagë, bazuar në merita dhe vlerësim performance, bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në adresën elektronike: hr@neptun-ks.com
Subjekti i e-mailit duhet të përmbajë: Emër Mbiemër - Pozita e punës për të cilën aplikoni.
Afati i aplikimit: 15.06.2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet