1
PREMIUM PLUS

Thirrje për Aplikim

Ruaj
UNDP
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR PERSONA TË RIATDHESUAR

Thirrje për Aplikim

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT)/Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)/Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR), shpallin thirrjen e hapur për personat e riatdhesuar për dorëzimin e aplikacioneve për hapjen e bizneseve me mbështetje me mjete/pajisje teknike në kuadër të Programit të Vetëpunësimit.

Rreth Programit të Vetëpunësimit

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar si të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/pajisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.

Programi në vazhdimësi do të asistojë në zhvillimin e biznesit përmes këshillimit për t’i ndihmuar personat e riatdhesuar të papunë dhe të kualifikuar të orientuar për të qenë të suksesshëm në fushën e zgjedhur. Programi i prezantuar i vetëpunësimit është program konkurrues për të garantuar kthimin më të lartë të mundshëm të investimit. Procesi i përzgjedhjes ka për qëllim të sigurojë transparencë dhe konkurrencë të drejtë dhe t’i mbështesë idetë dhe planet më të mira të biznesit që garantojnë rezultate të qëndrueshme.

Mbështetja nga programi

Qëllimi i Programit është që të sigurojë mbështetje hap-pas-hapi për planet e biznesit që kanë mundësinë më të madhe të arrijnë sukses dhe të përballen me barriera të ndryshme të tregut. Për këto qëllime Programi është ndarë në këto faza:

Faza e parë: Pjesëmarrësit e kualifikuar fillimisht aplikojnë me planin e tyre të biznesit përmes formularit të aplikimit (Planin e Biznesit) duke bashklidhur dokumentet përcjellëse

të cilin e dorëzojnë “online” përmes postës elektronike (almp.ks@undp.org). Komisioni i verifikimit administrativ vendosë nëse Plani i Biznesit dhe dokumentacionet përcjellëse të secilit aplikant i plotësojnë kriteret për të kaluar në fazën e dytë, në vlerësimin e ekspertëve.

Faza e dytë: Aplikantët që kalojnë me sukses fazën e verifikimit administrativ, vlerësohen në aspektin teknik nga ana e ekspertëve ku Plani i Biznesit vlerësohet në bazë të kritereve të programit. Përgjatë fazës së vlerësimit merren parasysh pikëpamjet përmbajtjesorë të planit, lidhshmëria me referencat, përvojën e punës, certifikimin e aftësive, parashikimet financiare dhe hulumtimet e tregut. Kjo fazë përbën një proces konkurrues ku Planet e Biznesit me më së shumti pikë kalojnë në fazën finale.

Faza e tretë: Shpallja e rezultateve finale dhe procedurat e regjistrimit të bizneseve individuale nga përfituesit, nënshkrimi kontratës dhe pranimi i setit te mjeteve dhe pajisjeve esenciale për fillimin e biznesit sipas profilit të aprovuar.

Planet e Biznesit të pa pranueshme për të marrë pjesë në Program janë:

  • të gjitha llojet e veprimtarive të cilat nuk janë në shtojcën 1 të kësaj thirrjeje;
  • veprimtaritë me patundshmëri, lizing;
  • veprimtaritë financiare dhe të sigurimeve dhe veprimtaritë që përfshijnë bixhozin;
  • prodhimi i pijeve me përmbajtje të lartë të alkoolit;
  • prodhimi i produkteve të duhanit;
  • prodhimi dhe shpërndarja e armëve;
  • prodhimi që përdorë teknologji që çojnë në ndotje të mjedisit (si ndotje të ajrit, ujit, tokës etj.);
  • bizneset joformale;
  • bizneset ekzistuese – të regjistruara në ARBK;
  • aktivitete biznesore nga sektori i tregtisë.

Aplikantët e pranueshëm

Të gjithë aplikantët e interesuar për tu kualifikuar për aplikim, duhet të jenë persona të riatdhesuar sipas rregullores Nr. 22/2020 për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar. Ata janë të obliguar që personalisht të marrin pjesë në fazat e Programit dhe të jenë drejtpërsëdrejti të përfshirë në zhvillimin dhe realizimin e biznesit.

Kandidatët e kualifikuar dhe pjesëmarrës në Program duhet të jenë persona të riatdhesuar në 5 (pesë) vitet e fundit të regjistruar si të papunë në Zyret e Punësimit (ZP). Të drejtë aplikimi kan vetëm personat e riatdhesuar në Kosovë nga viti 2018.

Aplikantët për programin e Vetëpunësimit duhet të kenë të kryer një trajnim për “Vetëpunësim” ose “Ndërmarrësi”. Çertifikimi i ndonjë trajnimi tjetër të akredituar që dëshmon se e njohin profesionin përkatës në kohën e aplikimit do të jetë përparësi.

Personave të papunë të grupeve në vijim do t’u ipet prioritet:

  • gratë;
  • të papunët afatgjatë (më shumë se 12 muaj);
  • të rinjtë (18-29 vjeç);
  • të mbijetuarit e dhunës në baza gjinore;
  • përfitues të ndihmës sociale;
  • personat e vetëm, me një ose më shumë anëtarë që varen nga ai/ajo (prindër vetëushqyes);
  • personat nga viset rurale;
  • personat me aftësi të kufizuara;
  • grupet e pakicave etnike,
  • personat që e kanë përfunduar skemën “Trajnim në Punë” në kuadër të skemave të ofruara në Zyret e Punësimit.

Personat që nuk kualifikohen për aplikim janë ata persona të cilët:

  • nuk janë persona të riatdhesuar në 5 (pesë) vitet e fundit (viti 2018);
  • nuk janë të regjistruar në ZP;
  • kanë përfituar më herët nga Plan Biznesi ose masa tjera aktive të punësimit (Subvencionim në Pagë);
  • janë në konflikt të interesit me palë të përfshira dhe vendimmarrëse në Program;
  • nëse janë të riatdhesuar për herë të dytë ose më shumë;
  • personat që kanë biznes të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës;
  • të riatdhesuarit ose familjarët e të cilëve kanë përfituar Plan Biznesi siç është definuar në rregullore.

Mbështetja nga Programi

Programi i Vetëpunësimit do të sigurojë mjete dhe pajisje teknike bazike sipas profileve të pranuara në këtë shpallje për çdo Plan të Biznesit të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes ku do të ofrohet mbështetje sipas Planit të Biznesit.

Aplikantët që sigurojnë kontribut financiar (jo-obligativ) me minimum 500.00 Euro, do të marrin pikë shtesë nga vlerësimi i planeve të biznesit (3 pikë prej 100 në total - vetëm në rast se sillet dëshmi për bashkëfinancim). Nëse shuma e kontributit është më e vogël se ajo e përmendur më lartë, nuk do të ipen pikë shtesë.

Përparësi do t’u ipet aplikantëve që përdorin qasje inovative, që e kursejnë energjinë elektrike, që përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë si dhe biznese që krijojnë së paku 1 (një) vend pune (vetëm për të papunët e regjistruar).

Kriteret e vlerësimit të Biznes Planeve

Çdo plan i biznesit vlerësohet në dy faza :

  1. Verifikimi Administrativ

Verifikimi administrativ konsiston në verifikimin e plotësisë dhe vërtetësisë së dokumenteve të kërkuara nga Programi. Disa nga elementet që verifikohen janë:

  • Modeli i Planit të Biznesit dhe bashkëlidhjet;
  • Data e riatdhesimit (të drejtë aplikimi kan vetëm personat e riatdhesuar në Kosovë prej vitit
  • Posedimi i certifikatës së trajnimit për Vetëpunësim ose Ndërmarrësi;
  • Statusi i riatdhesimit: vërtetim nga ZKKK, Travel Dokument ose Vulen Hyrëse,

si dëshmi se personi është i riatdhesuar;

  • Posedimi i referencave nga punëdhënësit paraprak (me informata të sakta mbi

punëdhënësin dhe e vulosur);

  • Posedimi i certifikatave për njohjen e profesionit, diplomave etj.
  1. Vlerësimi Teknik

Vlerësimi bëhet nga dy ekspertë. Secili ekspert e vlerëson Planin e Biznesit dhe nuk i diskuton vlerësimet e tij/saj me të tjerët. Nëse ndryshimi ndërmjet rezultateve të dy ekspertëve është më i madh se 15 (pesëmbëdhjetë) pikë, plani i biznesit i jepet një eksperti tjetër për një vlerësim të tretë. Rezultati përfundimtar për këtë Plan të Biznesit është rezultati mesatar i dy vlerësimeve.

Rezultati maksimal është 100 (njëqind) pikë dhe vlerësohet sipas kritereve të mëposhtme:

  • Realizueshmëria financiare e biznesit;
  • Resurset në dispozicion për biznesin – objekti, pajisjet, furnizimet dhe stafi;
  • Njohja e llojit përkatës të biznesit, organizimi biznesit dhe menaxhimi i rrezikut;
  • Vlerësimi i tregut, njohja e konkurrencës dhe marketingu.

Si të aplikoni

Të gjithë personat e interesuar që i plotësojnë kushtet për aplikim, të kompletojnë Formularin e Aplikimit për Plan të Biznesit dhe ta dorëzojnë atë përmes postës elektronike: almp.ks@undp.org deri me datën e paraparë në thirrjen për aplikim të shpallur në ueb site të APRK-së. Në linkun në vijim, janë dhënë udhëzimet se si ta plotësoni Planin e Biznesit, hap pas hapi:

https://www.youtube.com/channel/UCze7p4yt6uv6VKuIoQs8JAA?vieë_as=subscriber

Aplikantët janë të obliguar të sigurojnë si bashkëlidhje në mënyre elektronike Formularin e

Aplikimit, kopjen e dokumenatcionit që dëshmon që është i/e ritadhesuar, CV-në e tyre nga

SIMP (nga Zyra e Punësimit), çertifikaten e trajnimit në Qendrën e Aftësimit Profesional (nëse

e posedojnë), certifikaten e trajnimit nga ndonjë organizatë tjetër e akredituar, dëshmi mbi kualifikimin dhe përvojën e tyre që përputhet me idenë e paraqitur të biznesit si dhe dokumentet tjera përcjellëse të cilat përshkruhen në Planin e Biznesit (pjesa e Udhëzimeve).

Çdo aplikacion i dërguar i pa plotësuar me dokumentacion përkatës dhe pas afatit të fundit të shpallur në postën elektronike almp.ks@undp.org konsiderohet i pavlefshëm.

Data e fundit e dorëzimit të aplikimeve është e 22 Maj 2023, në orën 16:00.

Secili aplikant mund të aplikojë me vetëm një Plan të Biznesit (një anëtar për familje).

Informata të detajizuara mund të gjeni në thirrjen për aplikim dhe udhëzime tek Formulari i Aplikimit.

Informata shtesë dhe Formulari i Aplikimit mund të gjenden në:

https://aprk.rks-gov.net dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë.

Në rast se keni pyetje shtesë për programin e vetëpunësimit, ju lutem kontaktoni zyrën e projektit përmes postës elektronike: almp.ks@undp.org

Rreth projektit ALMP2 në UNDP Kosovë

Objektivi kryesor i Programeve Aktive të Tregut të Punës (PATP/ALMP) është përmirësimi i kapaciteteve të institucioneve të tregut të punës për të hartuar politikat relevante të përgjegjshme-gjinore në nivelin qendror dhe ofrimi i shërbimeve të integruara në nivel lokal, duke u fokusuar në grupet më të cenueshme në mesin e të papunëve.

Gjithashtu, projekti ofron mundësi për punësim dhe trajnim për personat e papunë të regjistruar në Zyret e Punësimit në të gjithë Kosovën përmes programeve të ndryshme aktive si: Subvencionimi i Pagave (SP), Trajnim në Punë (TP), Praktikë në Punë (PP) dhe Vetëpunësim (VP

Shtojca 1: PROFESIONET E PRANUARA PËR TË CILAT OFROHEN MJETE DHE PAJISJE SIPAS SEKTORËVE


  • Përpunimi i ushqimit dhe industria e paketimit:

  • Përgaditja e brumërave dhe ëmbëlsirave
  • Përgaditja e ushqimeve të shpejta
  • Ndërtimtaria:

  • Instalues i ngrohjes qendrore
  • Suvatues /Fasadues
  • Instalues i sanitarisë/qeramikës
  • Instalues elektrik
  • Murator
  • Industria e përpunimit të metalit:

  • Saldues/Metalpunues
  • Industria e tekstilit:
  • Rrobaqepës
  • Qëndisje
  • Industria e përpunimit të drurit:

  • Zdrukthëtar/Mobileri
  • Agrokulturë:

  • Serë
  • Tjera:

  • Floktar/Thonjë
  • Floktar/Depilim
  • Berber
  • Auto-Ngjyrosje
  • Auto-Mekanik
  • Gomister
  • Auto-Larje
  • Pastrim gjeneral

Vërejtje: Aplikanti duhet ta zgjedhë vetëm njërin nga profilet e lejuara.

Profile tjera që nuk janë listuar në këtë listë nuk mbështeten nga Programi. Ofertat/faturat nuk pranohen si dokumentacion përbërës në kuadër të aplikimit. Pako e pajisjeve është e përcaktuar sipas profilit. I gjithë procesi i aplikimit është pa pagës.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet