1x Zyrtar/e për Administratë & Operacione
Lokacioni i punës: Shtime. (Përparësi kanë banorët e Ferizajt, Lipjan dhe Shtime.)
Kualifikimet e kërkuara:
- Evidentimi i mungesave, pushimeve dhe orëve të punës së punëtorëve;
- Mirëmbajtja e kontratave dhe dokumentacionit të punëtorëve;
- Monitorimi i procesit të paketimit në bashkëpunim me përgjegjësen;
- Përpunimi dhe ndjekja e raporteve të merchandiserëve për mungesat e mallit;
- Barazimi i shoferëve: kontrollimi i faturave, pagesave të dorëzuara dhe kthimeve të mallit;
- Evidentimi i serviseve, riparimeve dhe shpenzimeve të veturave të kompanisë;
- Përgatitja e raporteve;
- Kryerja e detyrave të tjera administrative, operative dhe mbështetëse, sipas nevojës dhe kërkesave të menaxhmentit.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Shkollimi në Ekonomi, Menaxhment ose fusha të ngjashme përbën përparësi;
- Njohuri të mira në Excel dhe Word;
- Saktësi në punën me dokumente dhe të dhëna financiare;
- Aftësi organizimi, komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Përgjegjësi dhe ruajtje e konfidencialitetit;
- Përvoja në punë të ngjashme përbën përparësi.
Apliko:
Kandidatët e interesuar mund ta dërgojnë CV në hr@butterfly-rks.com, me titull “Aplikim – Zyrtar/e për Administratë dhe Operacione”.
Konkursi është i hapur deri me datë 23.10.2026.