K O N K U R S
Institucioni Privat i Arsimit Parauniversitar, Horizon School Kosova sh.p.k licencuar nga MASHTI me numër licence 3-1214, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar, Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës, si dhe Statutin e shkollës, shpallë konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës, për vitin shkollor 2026/2027, si vijon:
- Mësimdhënës/e për ciklin klasor ....4 pozita;
- Mësimdhënës/e të gjuhës shqipe....1 pozitë;
- Mësimdhënës/e të edukatës fizike...2 pozita;
- Mësimdhënës/e të matematikës.....1 pozitë;
- Edukatore për klasën parafillore......1 pozitë.
- Kualifikimet e nevojshme:
Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin përkatës universitar sipas Ligjit për Arsimin Parauniversitar:
- Fakulteti i Edukimit/ Programi fillor;
- Fakulteti i Filologjisë / Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ;
- Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit.
- Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore / Edukim (Matematikor)
- Fakulteti i Edukimit/ Programi parashkollor
Kualifikime tjera:
- Përvoja relevante profesionale;
- Trajnime dhe certifikime sipas standardeve;
- Përparësi kanë mësimdhënësit me Trajnimin e Kurrikulës të përfunduar;
- Njohuri adekuate kompjuterike;
Aftësi:
- Aftësi të larta pedagogjike;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Shkallë të lartë të vetiniciativës;
- Aftësi të bashkëpunimit në grup.
- Mënyra e aplikimit
Kandidatet e interesuara duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara më poshtë në emailin info@horizonschool-ks.com
- CV-në;
- Diplomat universitare;
- Trajnime dhe certifikime;
- Dokument identifikimi;
- Dokumente tjera përcjellëse.
- Shënim: Aplikimet kanë filluar dhe konkursi mbetet i hapur deri më datë : 05/07/2026