
Bazuar në, Ligjin e Punës, Nr. 03/L-212 , Nenin 80, 81 dhe 89, të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës, Nr. 08/L-197 , Ligji Nr. 08/L-196, për Pagat në Sektorin Publik dhe Udhëzimin Administrativ MFPT-NR. 01 /2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpall :
KONKURS
Titulli i punës: Historian /e
Institucioni: Muzeu Kombëtar i Kosovës
Kategoria funksionale: Krijues/e dhe performues/e i/e artit dhe kulturës - Profesional 2
Klasa e pozitës: K 7
Koeficienti: 7.5
Nr. i kërkuar: 1
Data e njoftimit: 13.10.2026
Afati për aplikim: 14.10.2026-12.11.2026 Numri i referencës:
Kodi:
I përgjigjet: Drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për koleksionet historike të Muzeut Kombëtar të Kosovës (MKK);
- Të identifikojë, regjistroj, gjendjen aktuale të koleksionit, në Muzeun Kombëtar të Kosovës, duke kompletuar inventarin e tërësishëm të eksponateve dhe aseteve;
- Të identifikojë dhe të sigurojë informacion dhe qasje në materialet e rëndësishme historike, që prezantojnë historinë e re të Kosovës, me fokus në vitet e 90-ta;
- Të përcaktojë se cilat materiale historike meritojnë njohje te veçantë, prezantim dhe promovim, duke përfshirë edhe Trashëgiminë e objektit Shtëpia e Pavarësisë, në koordinim me zyrtar komunal (përcaktimi i pronës);
- Të hartojë planin dhe prioritetin e aktiviteteve për rifreskim të ekspozitës dhe konsolidim te rrëfimit;
- Kryen detyra të tjera profesionale sipas nevojave në Muzeun Kombëtar të Kosovës (MKK).
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik
Kriteret e përgjithshme që një person duhet t’i plotësojë në procedurën e rekrutimit, për t’u pranuar si zyrtar publik në cilëndo kategori apo nivel, janë:
- të jetë shtetasi Republikës së Kosovës;
- të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
- të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
- të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik;
- të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës; dhe
- të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e studimeve themelore universitare, Drejtimi
- Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vjet përvojë pune
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të
Kërkesat (Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë) e përgjithshme të nevojshme
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
- Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Exel, Power Point, Access) si dhe programeve Cad;
- Shkathtësi komunikimi dhe prezantimi (me shkrim dhe me gojë);
- Mundësi angazhimi për ditët e festave dhe fundjave dhe pune nën presion kohe;
- Aftësi të punës me fëmijë dhe grupe të ndryshme të
Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është me afat të pacaktuar.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT
Data e njoftimit për aplilkim në webfaqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është nga data 14.10.2026 deri 12.11.2026
Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKT-së.
Ministria e Kulturës dhe Turizimit ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në Shërbimin Publik të Kosovës, siç̧ specifikohet në LZP”;
Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret në ueb-faqen http://www.mkrs-ks.org/ dhe dorëzohet në Zyrën 027, të Ministrisë së Kulturës dhe Turizimit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44.
“Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen”.
Kandidati përmes aplikacionit deklaron dhe mban përgjegjësi për vërtetësinë e të gjitha dokumenteve të dorëzuara siç kërkohen nga shpallja e procedurës së rekrutimit.
Deklarimi i rrejshëm sipas këtij neni paraqet shkas për përjashtim nga procedura e rekrutimit.