1

Asistent/e për fëmijë / nxënës me nevoja të veçanta, Psikolog Shkollor

Ruaj
Komuna e Drenasit
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore/ Jedinica za Single Resource Manager Bazuar në nenin 77,78,79,80,81 dhe nenin 82 të Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtaret Publikë, nenin 8 të  Ligjit nr.03/L-212 të  Punës, Udhëzimit Administrativ MASHT nr.34/2024 për  Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 05/2015 e Normativit për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, neni 6,7 dhe 12 i Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 për Normativin mbi  Kuadrin Profesional të Arsimit tëPërgjithshëm, nenit 8, nenit 9, nenit 10 dhe nenit 20 të Rregullores (QRK) 19/2024 për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve, Mësimdhënësve, Bashkpunëtorëve Profesional, Asistentëve, Instruktuorëve dhe Sekretarëve në Institucione Publike Edukativo-Arsimore dhe Aftësuese (IEAA) të Arsimit Parauniversitar, NJMBNJ shpallë:

KONKURS

(I jashtëm)

Për plotësimin e vendeve të lira të punës në institucionet arsimore

Numri i references: RN000

Institucioni: Komuna e Drenasit/Gllogocit

Drejtoria: Drejtoria për Arsim

Koficienti/paga: E18_6.7, E22_6 (1 koeficient është rritur me vendim të qeverisë, koeficienti sipas ligjit nr. 08/l-196 për pagat në sektorin publik është 5.7 dhe 5).

Data e njoftimit: 15.06.2026

Afati i aplikimit: 16.06.2026 deri 15.07.2026 Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Periudha provuese: 6 muaj

1. SHFMU” Gani Sylaj ” në Poklek të Ri dhe SHFMU’ Fazli Greiçevci’ në Vasilevë
- Një asistent/e për fëmijë / nxënës me nevoja të veçanta, më kohë të pacaktuar.

2. SHFMU” Rasim Kiçina ” në Drenas
- Një asistent/e për fëmijë / nxënës me nevoja të veçanta, më kohë të pacaktuar.

3. SHFMU” Luigj Gurakuqi” në Sankoc
- Një asistent/e për fëmijë / nxënës me nevoja të veçanta, më kohë të pacaktuar.

4. SHFMU ‘ Xhevë Lladrovci’ Gllanasellë dhe SFMU ‘Dëshmorët e Drenicës’ Çikatovë e Vjetër
- Një asistent/e për fëmijë / nxënës me nevoja të veçanta, më kohë të pacaktuar.

5. SHFMU” Rasim Kiçina ” në Drenas
- Një Psikolog shkollor, më kohë të pacaktuar.

6. SHFMU” Abedin Bujupi” në Arllat dhe SHFMU ‘Hasan Prishtina’ në Llapushnik
- Një Psikolog shkollor, më kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë: Asistent për fëmijë/ nxënës me nevoja të veçanta

  • Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientimin dhe mobilitetin, ndihmon në vendosjen në klasë dhe dorëzimi i fëmijes te personi familjar që e përcjell atë, në oborrin e shkollës.
  •  Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-s, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve;
  • Përgatitë materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtëklasës;
  • Vëzhgon dhe dokumenton, vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitëinformata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve;
  • Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët  në  komunikim  për  pjesëmarrje  në  lojë,  stimulimin  e  të  folurit  të gjuhës  përmes bisedës dhe lojës;
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike dhe mjekësore të nxënësve dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme tëtyre;
  • Planifikon me mësues programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
  • Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin;
  • Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve; Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve.
  •  Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale.

Detyrat dhe përgjegjësitë: Psikologut fillor

  • Të vlerësojë dhe të interpretoj çështjet që kanë të bëjnë me procesin e të nxënit dhe zhvillimin psikologjik, social dhe emocional të nxënësve;
  • Të ofrojë ndihmë në tejkalimin e vështirësive të natyrës psikologjke me të gjithë akterët në shkollë;
  • Të ofrojë ndihmë në identifikimin e nxënësve me vështirësi në të nxënurit dhe tënxënësve të talentuar;
  • Të zhvillojë intervista me nxënës, mësimdhënës e prindër, vëzhgime e procedura tëndryshme, me qëllim të vlerësimit objektiv, dhe propozon e zbaton masa për intervenime psiko-edukative individuale dhe në grup;
  • Të  mbajë  lidhjet  me  arsimtarët  lidhur  me  nxënësit  të  cilët  kanë  nevojë  për  ndihmë  ose kanë probleme personale;
  • T’ikëshilloj nxënësit të cilët kanë nevojë për ndihëm për mësim plotësues;
  • T’ikëshilloj  nxënësit  për  zgjedhjen  e  profesionit  si  dhe  ata  që  kanë  nevojë  për  këshilla për të tejkaluar problemet personale;
  • Të përgatit raporte mujore, vjetore për drejtorin e shkollës;
  • Të angazhohet në dy a më shumë shkolla, sipas nevojës (aty ku numri i nxënësve është i vogël);
  • Të angazhohet në komisionet profesionale;
  • Të  kryej  edhe  detyra të  tjera,  të  caktuara nga  drejtori  dhe  ato  që  janë të  përcaktuara me akte të tjera normative.

1.Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs

  1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar për personel edukativo-arsimor duhett’iplotësojnëkëto kushte:

1.1. Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

1.2. Të ketë̈zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;

1.3. Të zotërojë̈të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 1.4. Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;

1.5. Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;

1.6. Të mos ketë̈në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë̈në institucion publik;

1.7. Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

  1. Përjashtimisht paragrafit shtetasit e huaj mund të aplikojnë kur kjo lejohet sipas legjislacionit në fuqi për zyrtarët publik.
  1. Në momentin e aplikimit, kandidatët duhet të posedojnë këto dokumente:

3.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës;

3.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore;

3.3. Vërtetimin e përvojës së punës në mësimdhënie, nëse aplikuesi ka përvojë pune;

3.4. Licencën e mësimdhënësit/es, sipas procedurave për lëshimin e licencës për mësimdhënës/e, nëse një gjë e tillë nuk është shfuqizuar përmes një akti nënligjor të MASHTI për

rregullimin e provimit shtetëror të mësimdhënësit;

3.4.1. Përjashtimisht për kandidatët që konkurrojnë për pozitën e mësimdhënësit/es fillestar/e, nuk kërkohet përmbushja e kriterit të parashikuar në paragrafin 3.4.

3.4. 3.5. Dëshminë për përfundimin e suksesshëm të provimit shtetëror për mësimdhënës/e sipas legjislacionit përkatës për profesionet e rregulluara, nëse një provim i tillë është bërë i detyrueshëm për të ushtruar profesionin e mësimdhënësit/ses përmes një akti tjetër nënligjor të MASHTI;

3.6. Dëshminë se nuk është i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje.

3.7. Kandidatët që kanë përvojë pune dorëzojnë edhe portfolio profesionale me përmbledhjen e punës së tyre.

Kualifikimi, përvoja, aftësit dhe shkathtësit tjera:

  • Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021
  • Udhëzimit Administrativ MASHT nr.34/2024 për Funksionimi i Shërbimit Pedagogjik- Psikologjik në Shkolla
  • Certifikata, licensa kur kërkohen me legjislacionin në fuqi -
  • Përvoja e punës nuk kërkohet

Sqarim:  Nëse  asnjë  nga  kandidatët  nuk  ka  kualifikim  adekuat,  për  të  aplikuar  në  pozitat  e vendeve të punës për psikolog dhe asistent/e për fëmijë/ nxënës me nevoja të veçanta, do tëveprohet sipas nenit 12 të Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, i cili thotë : në mungesë të kandidatëve tëkualifikuar të nivelit master arsimor, sistemi katërvjeçar dhe baçelor katërvjeçar, mund tëpranohen  niveli  baçelor  trevjeçar  për  një  vit  shkollor,  ku  të  punësuarit  sipas  këtij  neni,  pas përfundimit të kontratës 1 vjeçare, i shpallet konkursi sipas legjislacionit në fuqi.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Vlerësimi i jetëshkrimit (deri 20 %)
  • Testi më shkrim (deri 50 % )
  • Intervista me gojë (deri 30 %)

Procedurat e konkurimit:

Konkurimi është i hapur për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës pa dallim, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit, dispozitat e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtaret Publikë, Rregullores (QRK) nr.19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëve dhe zëvendsdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkpunëtorëve profesional, asistentëve, instruktuorëve dhe Sekretarëve në institucioneve  publike edukativo-arsimore  dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 si dhe dispozitat e tjera ligjore në fuqi.

Njoftim: Kandidatët të cilët i kalojnë fazën e testimit me shkrim dhe intervistës, dhe marrin pikëtë  mjaftueshme  për  të  kaluar  fazën  kualifikuese  dhe  nuk  pranohen  në  punë,  do  të  jenë  pjesë  e Listës së kandidatëve fitues (listës pritëse), të cilët do të angazhohen në sipas nevojave tëparaqitura gjatë vitit akademik shkollor, ashtu si është paraparë me rregulloren (QRK) nr.19/2024 për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të drejtorëvedhe zëvendësdrejtorëve, mësimdhënësve, bashkpuntorëve professional, asistentëve, instruktorëve dhe sekretarëve nëinstitucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese (IEAA) të arsimit parauniversitar.

Informata të përgjithshme:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën për Shërbim me Qytetarë, nga ora 08:16 çdo ditë pune, në sportelet 10,11,12 në Komunën e Drenasit, aplikacionet mund të shkarkohen edhe nga web-faqja https://konkursi.rks-gov.net/ .

Nëse kandidatët aplikojnë në dy e më tepër vende të punës, kandidatët duhet të dorëzojnëaplikacione të veçanta për secilin vend të punës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do tëshqyrtohen.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen përmes (e-mail) ose në mungesëtë një konfirmimi përmes email nga kandidati, ata do të njoftohen me telefon dhe janë të detyruar të sjellin me vete dokumentet origjinale të kualifikimit që i kanë kryer.

Në rast të mos dorëzimit të dokumentacionit origjinal, kandidatët do të përjashtohen nga procedura e rekrutimit.

Konkursi dhe rezultatet do te publikohen në faqen zyrtare të Komunës së Drenasit https://kk.rks- gov.net/gllogoc/.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet