Hoteli i ri “Mercure Prishtina City” është një hapësirë urbane e sapondërtuar që do t'i bashkohet markës kryesore të mikpritjes. Me hapjen e Mercure Prishtina City po shënohet një moment historik i rëndësishëm për industrinë vendase të mikpritjes. Hoteli që do të ngërthej trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës do të hapë dyert këtë vit.
Duke kombinuar ekspertizën globale të liderit global Accor me përvojën 20 vjeçare të Minimax Group në tregun vendor, bashkëpunimi mes tyre synon të rris edhe më tej nivelin dhe do të pasurojë skenën e mikpritjes në Prishtinë.
Mercure Prishtina City, me kombinimin e dizajnit bashkëkohor dhe të frymëzuar në vend, objekteve më moderne dhe vendndodhjes strategjike, është gati të bëhet një destinacion i kërkuar për udhëtarët që vizitojnë Kosovën. Hoteli do të jetë një vend ideal për mysafirët që kërkojnë një përvojë të mbushur me kulturë dhe traditë të gjallë, si dhe për të kërkuar akomodime të rehatshme që kombinojnë standardet ndërkombëtare me mikpritjen e frymëzuar në vend. Për ta arritur këtë, ata po kërkojnë staf të ri që do të kenë mundësinë të punojnë në një mjedis që është mes dy standardeve.
Ata po kërkojnë një Recepsionist/e, një Kamarier/e, një Asistent/e kuzhine dhe një Mirëmbajtëse. Nëse jeni entuziast dhe mikpritës atëherë është mundësia juaj që të realizoni ëndrrën tuaj kështu duke iu bashkuar një ekipi profesionist e një ambienti të ngrohtë e dinamik.
Çfarë kërkohet nga një Recepsionist/e?
Nga një recepsioniste kërkohet të jetë e afërt dhe miqësore me mysafirët, të përshëndes të gjithë të ftuarit dhe t’i ndihmoj ata me check-in dhe check-out dhe te merret me të gjitha organizimet që kërkohet nga ata. Përvoja e mëhershme në këtë pozitë konsiderohet shumë e vlefshme, kërkohet diploma e shkollës së mesme, njohuri të mira në Microsoft Office dhe programe të tjera të nevojshme kompjuterike. Aftësi të mira komunikimi dhe rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe aftësi të shkëlqyera organizative.
Shiko linkun për më shumë: https://kosovajob.com/jobs?id=22119
Çfarë kërkohet nga një Kamarier/e?
Përgjegjësitë e punës së kamerierit dhe kamerieres që do të punësohet në Mercure Hotel duhet të jenë miqësorë me klientët. Duhet të paraqesin menynë dhe të japin informacion të detajuar kur ju kërkohet, të sistemojë tavolinat, ofrojnë rekomandime, merren me pagesa dhe kujdesen që tavolinat të jenë të pastërta. Për këtë pozitë njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme. Duhet të keni eksperiencë pune të dëshmuar në këtë fushë, duhet të kenë aftësi themelore të matematikës, vëmendje dhe durim gjatë punës me klientë, aftësi të shkëlqyera prezantuese, aftësi për punë ekipore, fleksibilitet për të punuar me turne dhe diplomë të shkollës së mesme.
Shiko linkun për më shumë: https://kosovajob.com/jobs?id=22114
Çfarë kërkohet nga një asistent/e kuzhine?
Një Asistente e Kuzhinës e cila do të punojë në “Mercure Hotel” do të ndihmojë në përgatitjen e ushqimit në kuzhinë, duhet të ofrojë ndihmë në operacionet e kuzhinës, si hapja dhe mbyllja e restorantit, pastrimi dhe pastrimi i zonave të punës, furnizimet me mjete të nevojshme për kuzhinë. Një Asistente e Kuzhinës duhet të jetë në gjendje të krijojë, mirëmbajë dhe zbukurojë vendin e punës dhe të mbajë kuzhinë të pastër dhe të rregullt. Duhet të ruajë standardet e higjienës dhe sigurisë sipas standardeve të hotelit.
Shiko linkun për më shumë: https://kosovajob.com/jobs?id=22111Çfarë kërkohet nga një Mirëmbajtëse?
Një mirëmbajtëse e cila angazhohet në këtë pozitë duhet të jetë e dedikuar në pastrimin dhe dezinfektimin e dhomave të hoteleve dhe të mysafirëve, në pastrimin dhe dezinfektimin e dhomave të hoteleve dhe të mysafirëve, në pastrim të të gjithë ambientit dhe kujdeset që çdo gjë në dhoma të jetë e pastër. Kualifikimet që kërkohen është t’i kuptoj të gjitha udhëzimet gojarisht dhe me shkrim, t’i japë prioritet punës, mëson dhe praktikon teknikat dhe procedurat e pastrimit dhe të jetë miqësore me mysafirët dhe ekipin.
Shiko linkun për më shumë: https://kosovajob.com/jobs?id=22109Hoteli urban i sapondërtuar ka 75 dhoma moderne të miqve, një restorant, një lobi bar, një zonë të gjerë sallë pritjeje dhe dhoma takimi me të gjitha pajisjet. Mysafirët gjithashtu mund të kënaqen në klubin e Wellness të hotelit, duke siguruar një qëndrim rinovues. Hoteli është pjesë e një nga investimeve më të mëdha nga Minimax Group, i cili përfshin qendrën e njohur tregtare Minimax që ndodhet vetëm 50 metra larg dhe një zonë moderne rezidenciale të njohur si Minimax City. Ky kompleks i integruar u ofron miqve një përvojë të plotë me blerje të shkëlqyera, ngrënie dhe komoditete rezidenciale vetëm disa hapa larg hotelit. Prona do të plotësojë mjedisin me freski dhe vitalitet, duke krijuar një atmosferë dinamike dhe gjithëpërfshirëse të komunitetit dhe duke u ofruar mysafirëve një shije të sharmit dhe potencialit të lagjes së ardhshme.