KosovaJob
Të gjithë artikujt
9 Dhjetor 2025 · 2 min leximi

Hapi i parë drejt suksesit, Dita e Karrierës po ju pret në Courtyard by Marriott Prishtina

Bëhu kurioz, sill CV-në dhe tako njerëzit që mund të të ndihmojnë të fillosh karrierën në fushën e hotelerisë më 16 dhjetor në Courtyard by Marriott Prishtina duke filluar prej orës 10:00 deri në 16:00. Courtyard by Marriott Prishtina City dhe Four Points by Sheraton Prishtina City organizojnë Ditën e Karrierës, një mundësi reale për të gjetur punë, për t’u këshilluar nga ekspertë dhe për t'u lidhur me profesionistë të industrisë.

Hapi i parë drejt suksesit, Dita e Karrierës po ju pret në Courtyard by Marriott Prishtina
				 	 

Mundësitë e punësimit janë të hapura si për Courtyard by Marriott Prishtina City, ashtu edhe për Four Points by Sheraton Prishtina City, duke i dhënë kandidatëve më shumë zgjedhje dhe hapësira për zhvillim profesional.

Pse ti duhet të jesh prezent?
• Intervista të drejtpërdrejta për pozita të ndryshme në hoteleri.
• Këshilla karriere nga menaxherë dhe profesionistë të fushës.
• Mundësi për rrjetëzim, njohje që mund ta ndryshojnë rrugëtimin tënd profesional.

Çfarë të sjellësh?
• CV e përditësuar (në letër dhe/ose në format digjital).
• Energji pozitive, kureshtje dhe dëshirë për të mësuar.
• Veshje e kujdesshme (smart casual) — profesionale.

Këshilla të shkurtra parapërgatitore:

  • Paraqitu herët, vendet e lira për pranimin e intervistave mbushen shpejt.
  •  Përgatit një prezantim të shkurtër për veten (30–45 sekonda: çfarë di, çfarë kërkon).
  •  Fillo bisedën me vetëbesim
  • Rrjetëzimi të hap dyer që ti nuk i pret.

Mesazhi nga ekipi që ju pret në intervistë
Në Courtyard by Marriott Prishtina vlerësojmë njerëz të përkushtuar dhe të gatshëm për të mësuar. Nëse ke pasion për mikpritjen, ky është vendi i duhur për të filluar ose për të avancuar karrierën tënde. Ejani, njihuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e historisë sonë të suksesit.

Adresa e lokacionit: Ukshin Hoti Street, Prishtina 10000

Për të shprehur interesimin tuaj kontaktoni Selim Luman në:

Email: selim.luma@fourpointsprishtina.com

Tel: +383 49 764 036

SHPALLJE PUNE

Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Telefoninterviewer (m⁠/⁠w⁠/⁠d) für die Markt- und Meinungsforschung (Teilzeit/Vollzeit)
E re
Disa lokacione11 ditë
Financial Controller
Prishtinë28 ditë
Teknik/e / Laborant/e
Prishtinë7 ditë
Business Developer: Web Monetization & Digital Advertising
Prishtinë21 ditë
Junior Recruiter
Prishtinë28 ditë