Konkurs Pune – Arkitekt / Arkitekte
Lokacioni: Vitomiric , Pejë
Kompania: Forum SHPK
Pozita: Arkitekt
Orari: Full Time
KONKURS PUNE
Forum Home është një nga kompanitë lider në industrinë e mobilimit në Kosovë, me fabrikë moderne prodhimi, rrjet shitjesh me shumicë dhe pakicë në të gjithë territorin e vendit. Kompania operon me standarde të larta profesionale, fokus në cilësi, inovacion dhe dizajn funksional.
Si pjesë e zgjerimit të ekipit tonë profesional, kërkojmë një Arkitekt/e që do të kontribuojë në zhvillimin e projekteve të mobilimit dhe hapësirave të brendshme, nga koncepti deri në realizim final.
Përgjegjësitë Kryesore
- Hartimi i projekteve arkitektonike dhe dizajneve të interierit
- Përgatitja e vizatimeve teknike për prodhim (detaje ekzekutive)
- Bashkëpunim i ngushtë me departamentin e prodhimit dhe montimit
- Përshtatja e projekteve sipas kërkesave të klientëve
- Përgatitja e renderimeve 3D dhe prezantimeve vizuale
- Mbikëqyrja e zbatimit të projektit deri në finalizim
- Koordinimi me ekipin e shitjes për projekte të personalizuara
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë universitare në Arkitekturë
- Minimum 2 vite përvojë pune (preferohet në interier ose mobilim)
- Njohuri shumë të mira në AutoCAD
- Njohuri në SketchUp / 3Ds Max / Lumion (ose programe të ngjashme)
- Njohuri në paketën Adobe (Photoshop, Illustrator – përparësi)
- Aftësi të forta organizative dhe komunikimi
- Mendim kreativ me fokus në zgjidhje praktike dhe funksionale
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh
Çfarë Ofrojmë
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në kompani
- Përfshirje në projekte të mëdha komerciale dhe rezidenciale
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: info@forum-ks.com
Data aplikimit: 12.08.2026 – 31.08.2026