ARTEFORM - Marka jonë e mobiljeve ka krijuar projekte të bukura dhe funksionale që i kanë rezistuar kohës. Jemi të specializuar në dizajnimin dhe prodhimin e dhomave të ndejës, kuzhinave, dyerve, shkallëve, dhomave të gjumit etj.Shpallim konkurs për këto vende të punës:
- Arkitekt/e | 2 pozita
- Menaxher i projekteve | 1 pozitë
- Kordinator i dizajnit | 1 pozitë
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:Arkitekt/e (2 pozita)
Përgjegjësitë:
- Përpunimi i vizatimeve teknike dhe modeleve 3D sipas udhëzimeve
- Përgatitja e skemave teknike për procesin e prodhimit në fabrikë
- Mbështetje teknike për ekipet e dizajnit, prodhimit dhe montimit
Kërkesat:
- Diplomë universitare në Arkitekturë ose Dizajn Interieri (pranohen edhe kandidatët e rinj/junior)
- Njohuri shumë të mira të softuerëve SketchUp dhe Corpus (përvoja është përparësi)
- Vëmendje ndaj detajeve, precizitet dhe dëshirë për tu zhvilluar profesionalisht
Menaxher i projekteve (1 pozitë)
Përgjegjësitë:
- Realizimi i matjeve të sakta në teren
- Përcjellja e procesit të prodhimit hap pas hapi brenda fabrikës
- Kordinimi i transportit dhe monitorimi i procesit të montimit te klienti
- Menaxhimi i afateve të dorëzimit të projekteve dhe kontrolli i cilësisë përfundimtare
Kërkesat:
- Përvojë pune në menaxhim të projekteve të arkitekturës dhe prodhimit
- Posedimi i lejes së ngasjes (Kategoria B) - e domosdoshme
- Aftësi shumë të mira organizative, udhëheqëse dhe komunikuese
Kordinator i dizajnit (1 pozitë)Përgjegjësitë:
- Komunikim proaktiv me arkitektët e jashtëm për specifikim me kohë të dizajnit, koncepteve dhe teknikave të punës
- Takime me klientë për prezantim të ideve, konsultime dhe përzgjedhje të materialeve
- Zgjidhja e paqartësive teknike mes projektit ideor dhe mundësive të prodhimit
Kërkesat:
- Diplomë universitare në Arkitekturë apo Dizajn Interieri
- Përvojë pune në projektim dhe koordinim projektesh interieri
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe zgjidhje të shpejtë të problemeve
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune në një fabrikë me teknologji bashkëkohore të prodhimit të mobilieve
- Përfshirje në të gjithë ciklin e një projekti (nga ideja, prodhimi e deri te montimi)
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje në karrierë
- Kushte konkurruese dhe mjedis motivues pune
Mënyra e aplikimit:Të gjithë të interesuarit lutemi të na kontaktojnë përmes numrit të telefonit +38345408408 ose e-mail info@arteform.biz