KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE
FLY INN LLC – HOTEL & RESTAURANT
Pozita: Punëtore për Pastrim dhe Mirëmbajtje të Hapësirave Publike
Vendi i punës: Vragoli, Fushë Kosovë
Kompania: Fly Inn LLC
Fly Inn LLC shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
PUNËTORE PËR MIREMBAJTJEN DHE PASTRIMIN E HAPËSIRAVE TË LOBIT DHE RESTAURANTIT
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt e hapësirave të lobit të hotelit;
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të restaurantit;
- Pastrimi i dyshemeve, tavolinave, karrigeve, sipërfaqeve dhe pajisjeve të tjera në hapësirat publike;
- Mbajtja e pastërtisë dhe higjienës në hyrje, korridore dhe hapësirat e përbashkëta;
- Pastrimi dhe mirëmbajtja e tualeteve të hapësirave publike;
- Zbrazja e koshave të mbeturinave dhe mirëmbajtja e tyre;
- Rimbushja e materialeve higjienike sipas nevojës;
- Kujdesi për përdorimin e duhur të mjeteve dhe produkteve të pastrimit;
- Raportimi i çdo dëmtimi, defekti apo problemi të vërejtur në hapësirat publike;
- Bashkëpunimi me stafin e hotelit dhe restaurantit;
- Respektimi i standardeve të higjienës, pastërtisë dhe sigurisë së Fly Inn;
- Kryerja e detyrave të tjera që lidhen me mirëmbajtjen dhe pastërtinë e hapësirave të hotelit.
Kriteret dhe kërkesat:
- Përvojë e mëparshme në pastrim, hoteleri ose restaurant përbën përparësi;
- Përgjegjësi dhe korrektësi në punë;
- Përkushtim dhe kujdes ndaj pastërtisë;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Sjellje korrekte dhe profesionale;
- Gatishmëri për punë me ndërrime;
- Respektimi i rregullave dhe standardeve të hotelit.
Kushtet e punës:
- Orari: 40 orë në javë;
- Pushim: 2 ditë pushim në javë, sipas orarit të punës;
- Punë me ndërrime, sipas nevojave operative të hotelit;
- Pagë konkurruese, në varësi të përvojës dhe aftësive;
- Ambient profesional dhe bashkëkohor pune;
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në:
E-mail: Flyinnhotelks@gmail.com
Telefon: 048 755 155
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.
Lokacioni i punës: Fly Inn LLC – Vragoli, Fushë Kosovë
