1
Fillo punën si Specialiste e Marketingut në ndërmarrjen e suksesshme BAT Kosova!

Fillo punën si Specialiste e Marketingut në ndërmarrjen e suksesshme BAT Kosova!

	 	 

Fillo punën si Specialiste e Marketingut në ndërmarrjen e suksesshme BAT Kosova!

A jeni komunikative, profesionale dhe e gatshme për të punuar me dinamika të reja të punës  duke e zgjeruar rrethin tuaj profesional, atëherë BAT Kosova është në kërkim tuajin!

BAT Kosova është një nga degët brenda Adria Cluster, të lidhura me një strategji unike dhe një mendim të fortë, ku diversiteti renditet si një nga pikat kryesore të organizatës.  Ne tregun e Kosovës, BAT Kosova është një ndër ndërmarrjet më të suksesshme në industrinë e duhanit dhe me ambicie të lartë për të forcuar pozicionin tonë në treg. Krahas kësaj, do të arrini të zhvilloheni edhe ju dhe të përfitoni nga përvoja me nje rrjet të gjerë punësh!

Fillimisht po ju tregojmë përgjigjegjësitë dhe nëse ju keni disa nga aftësitë dhe përvojën e paraparë për të aplikuar për këtë pozitë!

Përgjegjësitë kryesore të Specialistes të Marketing-ut:

Arritja e mbulimit të Marketingut Tregtar, frekuenca e vizitës dhe plani i vizitës në pikat e shitjes në mënyrë që të maksimizohet efektiviteti dhe efikasiteti i vizitave në pikat kryesore

Të mbulojë aktivitetet B2B me fokus në krijimin e marrëdhënieve me pronaret e dyqaneve me pakicë

Realizimi i merchandising-ut bazë (vendosja e materialeve tregtare)

Të sigurohet që çmimi është në përputhje me strategjinë e kompanisë

Të vizitoj pika të ndryshme të shitjeve në baza ditore dhe të realizoj kontakte të përditshme me klientët

Të siguroj mbështetje për forcën e shitjes përmes komunikimit të rregullt dhe të saktë, zgjidhjes së problemeve, këshillave të specializuara dhe tregtisë së drejtë

Mbanë informacione të sakta dhe të rëndësishme të pikave të shitjes

Përcakton, negocion dhe zbaton programin e Partneritetit me pikat e pavarura të shitjes me cilësinë më të mirë, për të siguruar komunikimin e duhur të brendit

Orari i punës është 5 ditë në javë

KËTO JANË AFTËSITË QË JU KËRKOHEN PËR TË ZHVILLUAR TË ARDHMEN TUAJ NË KËTË POZITË!

Diploma universitare është opsionale kurse përvoja në Marketing ose Promocion konsiderohet përparësi.

Ju duhet të thelloheni në njohjen e produktit, brendit dhe implementimi i programit tregtar, si dhe zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët, furnitorët e jashtëm dhe partnerët komercialë.

Ju duhet të keni aftësi të shitjes, aftësi të komunikimit dhe prezentimit

Aftësi për të ndërtuar dhe për të mbajtur marrëdhëniet me tregtarin

E motivuar dhe mendjehapur

Bashkpunuese në ekip

Të posedojë patent shofer (konsiderohet përparësi)

Aftësi kompjuterike - LN, Word, Excel, PP, etj. (konsiderohet përparësi)

Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në këto kontakte:

Rona_aligjiku@bat.com

Sara_berisha@thg-shpk.com

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet