Asistent/e për Financa dhe Administratë
Kjo shpallje pune ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalK O N K U R S P Ë R P U N Ë
Kompania “ALMA” SH.P.K., është lider në shitjen dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, duke ofruar marka të njohura të produkteve ndërkombëtare si: Orbit, Airwaves, Mars, Snickers, Twix, Bounty, M&M’s, Skittles, Akullore, shkrepsat Cricket, si dhe ushqim për kafshë si Pedigree dhe Whiskas. Me fokus në cilësi dhe shërbim efikas, ALMA synon të jetë një partner i besueshëm dhe të plotësojë nevojat e klientëve dhe bashkëpunëtorëve të saj. Parimi i menaxhimit të biznesit është integriteti i ekipit, cilësia dhe efikasiteti në ofrimin e shërbimeve.
Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për 1 (një) vend pune.
- Pozita e punës: Asistent/e për Fínanca dhe Administratë.
- Lokacioni i punës: Magjistralja Prishtinë - Lipjan.
Detyrat dhe përgjegjësitë e punës:
- Regjistrimi i transaksioneve bankare.
- Sistemimi i dokumentacionit financiar.
- Përpunimi, barazimi dhe kontrollimi i stokut të agjentëve të shitjes.
- Procesimi i pagesave.
- Përgatit dhe kontrollon Z - raportet për shitjet e realizuara me para të gatshme dhe përmes kuponëve fískalë.
- Regjistrimi i faturave të blerjes me pagesë kesh.
- Kryen edhe detyra të tjera financiare dhe administrative që ndërlidhen me natyrën e vendit të punës dhe që i caktohen nga udhëheqësi mbikëqyrës i drejtpërdrejtë, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e pozitës.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Të ketë diplome Bachelor;
- Përvoja e punës e preferueshme;
- Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi me stafin dhe bashkëpunëtorët;
- Njohuri të mira në MS Office, Internet dhe programe të tjera bazíke të punës.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës: meritonhoti@alma-m.com.mk
Konkursi do të jetë i hapur nga data 01.10.2026, e deri më 09.10.2026.