KONKURS PUNE
Qëllimi i Pozicionit
Konsulenti i showroom-it është përgjegjës për prezantimin profesional të produkteve, këshillimin e klientëve, përgatitjen e ofertave dhe finalizimin e procesit të shitjes, duke siguruar eksperiencë cilësore dhe përfaqësim dinjitoz të markës Brunes.
Përshkrimi i pozicionit:
- Mirëpret dhe asiston klientët në showroom me sjellje profesionale dhe komunikim të qartë.
- Prezanton produktet, materialet, veçoritë teknike dhe opsionet e personalizimit.
- Analizon nevojat e klientit dhe rekomandon zgjidhjet më të përshtatshme (mobilim, arredim, kombinime produktesh).
- Ndjek të gjitha fazat e shitjes deri në mbylljen e saj.
- Përgatit oferta të detajuara dhe të sakta sipas kërkesave të klientëve.
- Llogarit çmimet, zbritjet, opsionet e konfigurimit dhe kohën e dorëzimit.
- Komunikon ndryshime ose sqarime për ofertat në kohë.
- Regjistron porositë në sistem dhe siguron që të gjitha të dhënat janë të sakta.
- Koordinon me departamentin e prokurimit, magazinës dhe logjistikës për disponueshmëri dhe dorëzime.
- Informon klientin për statusin e porosisë, afatet dhe çdo ndryshim që mund të ndodhë.
- Mirëmban rendin, prezantimin dhe pastërtinë e showroom-it sipas standardeve të Brunes.
- Kontrollon gjendjen e ekspozitorëve, etiketave dhe mostrave.
- Siguron që showroom-i të jetë gjithmonë i gatshëm për vizitorë.
- Mban evidencat ditore të shitjeve, vizitave dhe kontakteve të klientëve.
- Realizon raportime mujore të performancës sipas kërkesës së menaxhmentit.
- Arkivon dokumentet e shitjes sipas procedurave të kompanisë.
Aplikoni tani duke dërguar CV-në përmes butonit "Apliko Këtu" apo në: [hr@brunes.al]
