1
PREMIUM PLUS

Agjent/e për Patundshmëri

Ruaj
Remax Albania & Kosovo
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

RE/MAX Global – Kush jemi?

RE/MAX është rrjeti më i madh ndërkombëtar në industrinë e pasurive të patundshme, i themeluar në vitin 1973 në SHBA. Sot, kompania operon në mbi 110 shtete, me më shumë se 140,000 agjentë të licencuar dhe 9800 zyre në mbarë botën.

Si brand lider global, RE/MAX është sinonim i profesionalizmit, inovacionit dhe rezultateve. Filozofia jonë është e thjeshtë: të ofrojmë shërbime të standardit më të lartë për klientët dhe të krijojmë mundësi të jashtëzakonshme për profesionistët që duan të zhvillojnë karrierën e tyre në industrinë e patundshmërisë.

Tani, RE/MAX po sjell këtë eksperiencë dhe sukses global edhe në Kosovë, duke hapur dyert për profesionistë të rinj që duan të jenë pjesë e një rrjeti botëror dhe të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në një brand me emër ndërkombëtar.

POZICIONI - Agjent/e për patundshmëri 

RE/MAX Flagship Kosova, pjesë e rrjetit më të madh global në sektorin e Pasurive të Paluajtshme, është kompania lidere dhe e vetmja e këtij niveli që operon në Shqipëri dhe Kosovë.

Me një kulturë që vendos në qendër njerëzit – klientët tanë dhe stafin tonë, fokusi ynë është të ofrojmë mjetet më të avancuara, suport të vazhdueshëm dhe mundësi trajnimi të vazhdueshëm në fushën dinamike të Real Estate.

Ne po kërkojmë bashkëpunëtor shitjesh per zyrat RE/MAX në KOSOVE Prishtinë, për t'u trajnuar dhe zhvilluar në profesioniste të suksesshëm në industrinë imobiliare.

Çfarë ofrojmë për bashkëpunëtorët tanë?

  • Trajnime dhe certifikime të vazhdueshme (lokale dhe ndërkombëtare)
  • Network dhe databazë klientësh e konsoliduar ndër vite
  • Mjete moderne të marketingut dhe teknologji në funksion të suksesit tuaj
  • Mundësi reale për të ndërtuar biznesin tuaj personal brenda një strukture të provuar ndërkombëtarisht
  • Ambient profesional, motivues dhe mbështetës

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

  • Ofrimi i një shërbimi të shkëlqyer dhe profesional ndaj klientit në çdo fazë të procesit
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët
  • Zbatimi i strategjive të provuara për gjenerimin e klientëve të rinj
  • Vetëpromovimi dhe angazhimi aktiv në marketing përmes kanaleve digjitale dhe rrjeteve sociale
  • Takime dhe ndërveprim me shitës, blerës dhe qiramarrës për të kuptuar dhe përmbushur nevojat e tyre
  • Menaxhimi i plotë i procesit të shitjes ose qiradhënies nga identifikimi i pronës deri në finalizimin e marrëveshjes

Kualifikimet

Kërkesat e aftësive profesionale dhe personale:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh 
  • Motivim për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivaT
  • Njohuri bazë të teknologjisë (Microsoft Office, rrjete sociale, kërkime online)
  • Preferohen individë me eksperiencë në shitje, marketing apo sektorë të ngjashëm
  • Njohja e gjuhës angleze është avantazh
  • Disponueshmëri për të punuar me orar fleksibël dhe në terren

APLIKIMI:

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin:

info.capital@remax-kosovo.com
​Nr. tel: 049 200 100

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet