1
PREMIUM PLUS

Aplikim për Bursë — Fondacioni Humanitar "Bedri & Xheva Prishtina" (2025/2026)

Ruaj
Fondacioni “Bedri dhe Xheva Prishtina”
Ndiqe
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Rreth konkursit:
Fondacioni ofron mbështetje financiare prej 250 euro në muaj për çdo student përfitues, deri në përfundim të studimeve. Për këtë vit do të ndahen gjithsej 21 bursa (9 vazhdimësi për përfitues ekzistues dhe 12 bursa të reja).

Kushtet kryesore për aplikim:
- Student/e i/e rregullt në Universitetin e Prishtinës ose në universitete tjera private të akredituara në Kosovë
- Mesatare mbi 9.00 (ose sukses i lartë në shkollën e mesme për studentët e vitit të parë)
- Të mos jetë përsëritës/e e vitit të studimeve
- Të mos jetë përfitues/e i/e ndonjë burse tjetër për vitin akademik 2026/2027
- Përparësi u jepet rasteve sociale, familjeve me të ardhura minimale ose me më shumë fëmijë

Afati i aplikimit: 14.09.2026 – 30.09.2026

Aplikimi bëhet online përmes linkut:
https://tinyurl.com/bursa-26-27-fondacionBXH

 

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet