Puna dhe organizata në të cilën punojmë luajnë role të rëndësishme në jetën tonë. Mbi 30 vjet kërkime të vazhdueshme nga institutet më të mira në botë, të cilat merren me vlërësimin e punëdhanësve kanë vërtetuar se përkufizimi i një vendi të shkëlqyeshëm pune është ai ku punonjësit u besojnë njerëzve për të cilët punojnë, krenohen me atë që bëjnë dhe kënaqen me njerëzit me të cilët punojnë.
Kompanitë që klasifikohen si “Great Place to Work” janë tërësisht të përkushtuara në ndërtimin e një mjedisi pune në të cilin punonjësit janë vazhdimisht të angazhuar dhe të përkushtuar për suksesin e biznesit. Certifikimi “Great Place to Work” konsiderohet si një nga standardet më të larta që mund ta arrijë një kompani për kulturë të shkëlqyer të punës. E tillë është edhe Teleperformanca në Kosovë e cila për dy vite me radhë ka arritur që të certifikohet me këtë standard.
Çdo vit, më shumë se 10,000 organizata në më shumë se 60 vende anembanë botës aplikojnë për të marrë një certifikim si “Great Place to Work” - CertifiedTM.
"Për vitin e dytë radhazi, Teleperformance në Kosovë ka arritur të certifikohet dhe kështu ka arritur të jetë kompania e vetme në Kosovë që certifikohet nga ana e Great Place to Work. Kjo është një arritje e madhe për ndonjë kompani me seli në Kosovë dhe e vendos Kosovën si të barabartë në hartën e vendeve më të zhvilluara të Botës." - thotë Arben Abrashi, Senior Human Resources Manager në Teleperformance.
Vendi i punës nuk na siguron vetëm një mjet jetese por edhe një identitet, komunitet, dhe status shoqëror. Ndaj procesi i certifikimit shkon përtej pagëses mujore, benfiteve dhe kompenzimit. "Great Place to Work" është një rrugëtim të cilin duhet ta kaloj një punëdhënës gjatë gjithë vitit. Ky proces kërkon krijimin e një kulture të punës që ngërthen në vete respektimin e vlerave dhe vazhdimisht kërkon përmirësimin e kushteve të punës. Teleperformanca në Kosova vazhdon që të jetë ndër ato organizata që vazhdon të krahasojë veten me më të mirët në botë.
Vlerësimi dhe anketimi i punonjësve është pika fillestare për organizatat në ndërtimin e një vendi më të mirë punës që do të thotë se ky certifikim është botëkuptimi i punonjësve dhe mund të arrihet vetem kur punonjësit e shohin të tillë.
Një prej mundësive shumë të mira për tu punësuar drejtpërdrejt në Telperformance Kosova është përmes aplikimit në Eventet e Rekrutimit siç janë Ditët e Dyerve të Hapura që do të mbahën së shpejti në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan. Nëse keni njohuri të gjuhës Gjermane atëherë ju presim në eventet tona ku mund të pajiseni menjëherë me kontratë pune.
Dita e Dyerve të Hapura në Pejë
Ditët e Dyerve të Hapura në Prishtinë