KosovaJob
Të gjithë artikujt
12 Korrik 2021 · 2 min leximi

52 vende të reja pune në Kosovë nga kompania Solu Group

52 vende të reja pune në Kosovë nga kompania Solu Group
				 	 

Kompania “Solu Group” hap 52 vende të reja pune në Kosovë

“Solu Group”, kompania më e re në Kosovë, për shitje me pakicë ka hapur 52 vendet të punës. Me 50 vende për pozitën “agjentë të thirrjes në gjuhës shqipe” dhe 2 vende të tjera për supervizorë, ka dhënë shumë mundësi punësimi brenda vendit.

Këto dhjetra mundësi, përveç që do të mund të punojnë nga zyrja, e kanë mundësinë që të punojnë edhe nga distanca me orar të plotë të punës.

Kompania Solu Group, bën shitjen me pakicë të markave të ndryshme, me kujdes të veçantë dhe të drejtpërdrejtë për komsumatorët e saj.

“Markat tona të besuara arrijnë tek shumë njerëz në shtëpitë e tyre, duke e lehtësuar jetën e përditshme dhe punët e shtëpisë. Ne mbështesim praninë tonë dixhitale me përvojë të përsosur në shërbim të klientit në të gjitha pikat online me pakicë në tregjet tona”, thuhet nga kjo kompani.

Çfarë kualifikimesh duhet t’i kenë kandidatët?

Duke qenë që komunikimi dhe puna me klientë është thelbësor për këto pozita, nga kandidatët kërkohet që t’i kenë këto aftësi:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, ndërpersonale dhe përvojë pune në sektorin për shërbim ndaj klientit
  • Aftësi të mira kompjuterike
  • Aftësi te mira organizative
  • Aftësi të punës nën presion

Pse duhet të mos e humbisni një mundësi të tillë?

Paga dhe mjedisi i shkëlqyeshëm i punës nuk do të jenë gjërat e vetme nga të cilat do të përfitojnë punonjësit që pranohen. Me punësimin në Solu Group, punonjësit do të mund të avancohen në karrierë, të mbajnë trajnime profesionale në shitje si dhe zhvillim profesional në shitje, menaxhment dhe marketing.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në email adresën solugrouphr@gmail.com

SHPALLJE PUNE

Qëndistare (20), Patroniste (4)
Prishtinë28 ditë
Shitëse në Showroom (Prizren)
Prizren6 ditë
Zyrtar/e Financiar/e
Prishtinë2 ditë
Agjent i Shitjes
Prishtinë2 ditë
Customer Support Executive (English & German Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën1 ditë
Aplikues i Folieve, Saldues / Punues i Konstruksioneve Metalike, Montues i Reklamave
Prishtinë7 ditë