KosovaJob
Të gjithë artikujt
24 Qershor 2021 · 2 min leximi

Firma kosovare në Gjermani, kërkon punëtorë nga Kosova

Të gjithë ata që duan të punojnë në kompani Gjermane tashmë e kanë mundësinë. Kompania “AN Immo GmbH” ka hapur tri pozita për mjeshtër për pllaka (qeramikës).

Firma kosovare në Gjermani, kërkon punëtorë nga Kosova
				 	 

Cilat janë përgjegjësitë e punonjësve?

Kjo kompani që ka slloganin „Prona juaj në duar të mira”, kërkon që kandidatët për këto tri vende pune, të kenë përvojë pune shumëvjeçare në shtrimin e pllakave, apo edhe të kenë përvojë pune si mjeshtër, të jenë krijues dhe të motivuar për punë, si dhe të jenë të aftë për t’i përmbushur afatet e punës.

AN Immo

Cilat janë kushtet e punës për punëtorët?

Me një numër deri në 20 të punësuar, e me një atmosferë shumë familjare, së shpejti kësaj kompanie pritet t’i shtohen edhe tre punonjës të tjerë. Këta punonjës përveç pagesës së rregullt dhe shumë të kënaqshme, do të kenë edhe përfitime të tjera si: rregullimi i vizës së punës dhe pajisja me kontratë,  e po ashtu edhe rregullimi i banimit për punonjësit, nga ana e kompanisë, pra pa pagesë.

Alban Statovci, pronar i kompanisë që ofron shërbime rreth shtëpisë, “AN Immo GmbH”, thotë që kjo kompani e re dhe shumë krijuese, kërkon nga punonjësit që t‘i kenë aftësitë për renovim dhe të besueshmërisë. Këto, do të ndikojnë edhe në rritjen afatgjate të kompanisë, që po ashtu konsiderohet nga Statovci si qëllim i së ardhmes të kësaj kompanie.

Linku i shpalljeve nga AN Immo: https://kosovajob.com/?q=an+immo

SHPALLJE PUNE

Qëndistare (20), Patroniste (4)
Prishtinë28 ditë
Shitëse në Showroom (Prizren)
Prizren6 ditë
Zyrtar/e Financiar/e
Prishtinë2 ditë
Agjent i Shitjes
Prishtinë2 ditë
Customer Support Executive (English & German Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën1 ditë
Aplikues i Folieve, Saldues / Punues i Konstruksioneve Metalike, Montues i Reklamave
Prishtinë7 ditë