Me mbi 1.2 milion vizitorë brenda muajit, dhe me certifikimin nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizime ISO 9001 për cilësi, KosovaJob me shërbimet e saj ka fituar besimin e mbi 1200 klientëve lokal dhe internacional.
Pikërisht për këtë fakt, KosovaJob kësaj rradhe po sjellë edhe diçka të re për klientët e saj duke mundësuar që pagesat e konkurseve të punës të cilat publikohen nga bizneset dhe organizatat e ndryshme të behën online përmes kartelës dhe njëkohësisht duke u bërë platforma e parë e punësimit që mundëson pagesat online. Përveç komunikimit të menjëhershëm me klientë, po kaq e thjeshtë do të jetë edhe çështja e pagesave.
Rruga në mes nesh dhe klientëve do të jetë më e shkurtër se asnjëherë më parë. Me këtë lloj pagese klientet do te kursejne kohen e tyre sepse pagesa dhe transferi do te jene te menjehershme.
Kjo do të jetë një ndihmë e madhe, sidomos për klientët nga vendet e jashtme, sepse do t’i shmangin shpenzimet administrative gjatë pagesave përmes bankës, të cilat i kanë bërë deri më tani.
KosovaJob punon për t’ua lehtësuar procesin e punësimit.
