Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Pejani i suksesshëm në zemër të Teleperformancës!

Pejani i suksesshëm në zemër të Teleperformancës!

	 	 

 Pejani i suksesshëm në zemër të Teleperformancës!

Sukses nuk është vetëm kur një person i mbërrin qëllimet e tij por edhe kur ai i jeton vlerat e tij. Këtë sukses është duke e jetuar i riu nga Peja, Taulant Devolli në punën e tij në Teleperformancë që 2 vite.

Pejani 30 vjeçar, vjen nga një familje e njohur dhe e suksesshme ndërmarrëse në fushën e zdrukthëtarisë. Taulanti sot punon si udhëheqës i ekipit në Teleperformancë, korporatën lider global të shërbimeve ndaj klientëve. Taulant në qytetin e tij të lindjes njihet për angazhimet e tij të shumta për komunitetin e komunës së Pejës që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe sidomos të rinjëve. Duke mos u ndalur asnjëherë përkushtimin e tij për të bërë jetën e tjerëve më të mire ai sot me shumë sukses e ushtron detyrën e udhëheqësit të ekipit (Supervizorit) duke ju ndihmuar kështu shumë punonjësve tjerë që të arrijnë rezultatet të shkëlqyera në punë.

Teleperformanca po hap dyert e punësimit në Pejë. Ndaj më datën 2 dhe 3 qershor, të mërkurën dhe të enjtenHotel Dukagjini ai i fton të gjithë Gjermano-Folësit ta shfrytëzojnë mundësin e tyre për tu punësuar në Teleperformancë dega në Pejë.

Teleperformance Peje

Intervista e tij do t’ju sjell një vështrim brenda kulturës së kompanisë dhe pse Teleperformanca cilësohet si një vend i shkëlqyeshëm për të punuar.

 1.Taulant, sa kohë ke që punoni në Teleperformancë, në çfarë pozicioni ke qenë më herët dhe sa i kënaqur je me kushtet e punës?

‘’Në Teleperformancë jam që gati 2 vite, fillimisht kam punuar si Customer Support Advisor (Agjent Telefonik) por kompania ka vlerësuar angazhimin tim dhe tash jam Supervizor. Me kushtet e punës jam shumë i kënaqur. Kompania më ka ofron orar të përshtatshëm që ta vazhdoj të jem i motivuar në angazhimin tim për përmirësimin e jetës së të rinjëve, pagë të kënaqshme dhe mundësi të zhvillimit të karrierës.’’

  1. Cilat janë vlerat e Teleperformancës sipas teje dhe ajo që të motivon të punosh?

‘”Në punë jam motivuar nga fakti që aftësitë e mija janë vlerësuar qysh prej fillimit (kam qenë agjent për vetëm pak muaj, para se të promovohesha në pozitën e Supervizorit). Stafi menaxherial në projektin ku unë kontribuoj deri tani kanë dhënë  besimin e duhur tek individët e duhur në mënyrë që potenciali i tyre të sjellë suksesin e vazhdueshëm të projektit.  Unë vazhdimisht e rekomandoj Teleperformancën si punëdhënës sepse me të vërtet ia vlen të jesh pjesë e një kompanie që është lider global në e shërbimit ndaj klientëve.”

  1. Na tregon se si je punësuar në Teleperformancë dhe cilat kritere është dashur që t'i plotësosh për tu punësuar?

 ‘’Unë në Teleperformancë kam aplikuar duke ndjekur referencën e shoqërisë time që ishin të punësuar këtu.  Arsyeja pse vendosa të aplikoj është edhe natyra e punës, tu ndihmosh njerëzve dhe tua bësh jetën më të lehtë dhe kjo për mua është ndjenja më e mire në botë.  Andaj kam marrë pjesë në ditën e dyerve të hapura dhe ka qenë një përvojë shumë e mire sepse nuk kam besuar që do të mund të punësohem brenda ditës. Kriter ishte njohja e gjuhës gjermane, preferohej që të kishe aftësi të mira komunikatave edhe anglishtja por nuk kanë qenë obligative.’’

  1. Përshkruani marrëdhënien tuaj me eprorët dhe bashkëpunëtorët tuaj?

“Unë asnjëherë nuk do të dëshiroja epror tjerë!  Ata janë personat e duhur në pozitat e duhura.”

  1. Çfarë bëni saktësisht në vendin e punës, nga çfarë konsiston angazhimi juaj i punës?

 ‘’Unë jam Supervizor, dhe përkujdesem për gjithsej 13 agjentët e grupit tim. Detyrat e mija kryesore janë: Trajnimi i agjentëve që janë në grupin tim për të arritur suksesin e duhur në punën e tyre, takimet e përditshme me stafin për t’i motivuar ata dhe eprorët për t'i diskutuar qëllimet brenda projektit, dhe hartimi i raporteve. ’’

  1. A ka ndonjë mundësi për të punuar nga shtëpia?

‘’Teleperformance vazhdimisht po punëson njerëz për të punuar nga shtëpia, sidomos pasi që pandemia na ka dëshmuar të gjithëve se mund të kemi produktivitetin e njëjte edhe nëse punojmë në shtëpi. Fare në fillim të pandemisë, Teleperformance ka bërë të pamundurën te mobilizoj kompaninë për të përgatitur materialet dhe veglat për punë në shtëpi, kurse neve te nesërmen kemi pasur mundësi me i marre mjetet e punës për te vazhduar punën.

Si lehtësim, Teleperformanca madje ka ofruar që punonjësit të marrin edhe karrigën e punës në rast mungese, dhe kemi qene vazhdimisht ne komunikim me eproret tanë për çfarëdo ndryshimi apo vështirësie. Besoj se me trajnimin dhe motivimin e duhur, të gjithë do të mund të jenë pjesë produktive e Teleperformance!

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management