Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
DEKRA Akademie sfidon papunësinë në Kosovë dhe në rajon

DEKRA Akademie sfidon papunësinë në Kosovë dhe në rajon

	 	 

Viti 2020 ishte një sfidë e jashtëzakonshme për të gjithë Globin pasi Covid-19 përpos goditjes në sistemin shëndetësor solli edhe krizë të paparashikuar në sektorin e punësimit ku miliona njerëz në botë humbën vendet e punës duke sjellë një dëm ekonomik dhe pasiguri për të ardhmen në përmasa përtej çdo parashikimi edhe prej profesionistëve më të mirë në këtë fushë.

Dekra Akademie 1

Ndërkohë që humbjet njerëzore janë të pallogaritshme dhe fatura ekonomike nga Covid-19 vazhdon të rritet, pandemia solli një efekt të jashtëzakonshëm veçanërisht për vendet e Ballkanit perëndimor ku bën pjesë edhe Kosova. Fatkeqësisht kjo pandemi përcolli efektet e saj më negative në vendet me ekonomi të brishtë duke sjellë vështirësi ekonomike të cilat do të rëndojnë  supet e popullatës e cila është më e ekspozuar ndaj varfërisë dhe papunësisë.

DEKRA Akademie në Kosovë, edhe pse ka filluar aktivitetin e saj në kulmin e vështirësive vitin e kaluar, nuk e ka ndalur punën, përkundrazi ka punësuar dhe vazhdon të punësojë një numër të konsiderueshëm  punonjësish në Kosovë duke gjeneruar vende pune për tregun vendas me kushte dhe standarte shumë të larta. Përpos punësimit vendor i cili është në rritje të shpejtë, DEKRA Akademie nëpërmjet projektit të saj në drejtimin e Infermierisë po ofron trajnime dhe kualifikime të nivelit më të lartë profesional për të rinjtë e Kosovës duke i pajisur ata me njohuri dhe Çertifikime për të punuar me krenari dhe dinjitet edhe në vendet më të zhvilluara të Evropës.

Dekra Akademie 2

Projekti i DEKRA Akademie në Kosovë dhe në rajon është mundësia e shkëlqyer drejt tregut Gjerman të punës për infermierët pasi ofron pa asnjë pagesë:

  • Trajnim të specializuar në gjuhën Gjermane deri në nivelin B2
  • Njehësim të kualifikimeve dhe dokumentave
  • Kontrata pune me punëdhënësit më prestigjiozë të shpërndarë në mbi 6000 lokacione në të gjithë territorin e Gjermanisë
  • Trajnim profesional dhe kualifikime të cilat mundësojnë pajisjen me Licensën Gjermane të Infermierit
  • Transferimin në Gjermani në mënyrën të përshpejtuar me të njejtat kushte pagese dhe privilegje si Infermierët Gjerman.

Projekti ka dhënë rezultatet e para dhe sot Infermierët e Kosovës janë punësuar në Klinikat më prestigjioze në Gjermani. Kemi kënaqësinë  t’ju përcjellim eksperiencën e Infermierës Gentiana Dauti e cila nëpërmjet DEKRA Akademie sot punon si Infermiere e Përgjithshme e Kirurgjisë në klinikën UNIKLINIK RWTH – Aachen. Uniklinik RWTH Aachen është një nga klinikat më të mira në Gjermani. Në listën aktuale të klinikave të revistës FOCUS-GESUNDHEIT, ajo renditet në 16 më të mirat, duke duke lënë pas mbi 1000 klinika të tjera. Si një nga punëdhënësit më të mëdhenj të rajonit të North Rhine-Westphalia, Uniklinik RWTH Aachen u ofron stafit të saj mundësi të lakmueshme të punësimit, si dhe një larmi mundësish në ngritje të mëtejshme të kualifikimit dhe karrierës në fushën e shëndetësisë.

Videoja e mëposhtme tregon rrugëtimin dhe eksperiencën e Kandidatës tonë në një prej Klinikave më të mira në Gjermani, nëpërmjet projektit të DEKRA Akadamie në Kosovë.

Për shkak se ky projekt ofrohet FALAS, numri i kandidatëve të cilët do të mund të përfitojnë është i kufizuar ndaj kjo mundësi vlen për një afat të caktuar kohor dhe vetëm për ata infermierë të licensuar ose në prag licensimi në drejtimet Infermieri e Përgjithshme dhe e Pediatrisë. Për më shumë informacion dhe vendet e lira na kontaktoni  në numrin +38344552552 ose të na vizitoni në zyret tona që gjenden në rr. Rexhep Luci Nr. 9, në Prishtinë.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management