KosovaJob
Të gjithë artikujt
22 Tetor 2020 · 2 min leximi

E premtja e punësimit po vjen, ditë me fat për ata që flasin gjermanisht

Kompania më e madhe në botë për kujdesin ndaj klientëve “Teleperformance”, me më shumë se 320 mijë të punësuar në 82 vende të botës, këtë të premte me datë 23 tetor, organizon një ditë të veçantë për të gjithë ata që e flasin gjuhën gjermane!

E premtja e punësimit po vjen, ditë me fat për ata që flasin gjermanisht
				 	 

Në cilat projekte mund të punësohem?

Këtë të premte me 23 Tetor, do ta keni mundësinë të punësoheni në projektet si: Sky, MediaMarkt apo O2, e deri tek projektet teknike. Lloji i punës është në inbound, shërbim ndaj klientëve, e të gjitha këto punë do të bëhen për një superpagë.

Si shkon procesi i punësimit?

Nëse niveli juaj i gjuhës gjermane është të pakten B2, apo flisni rrjedhshëm këtë gjuhë, atëherë mund të vini në ditën e premte (23 Tetor), duke filluar nga ora 09:00 deri ne orën 19:00. Përgjatë kësaj kohe mund të vini kurdo që keni mundësi dhe nuk do të keni nevojë për termin apo aplikim online.

Ju do të keni rastin të takoheni me ekipin e rekrutimit si dhe të njoftoheni me udhëheqësit e projekteve.

Në rast se niveli juaj i gjuhës gjermane është i mjaftueshëm, do ju ofrohet kontrata e punës dhe bashkarisht do të caktohet data e fillimit të punës.

Cilat janë përfitimet e punës në Telepeformance?

  • Teleperformance në Prishtinë ofron mundësi punësimi me standarde gjermane.
  • Puna në Teleperformance përcillet me:
  • Pagë të lartë fikse dhe bonuse të larta të produktivitetit;
  • Trajnim para startit të punës, të paguar plotësisht;
  • Kontratë të rregullt dhe pagesë të kontributeve dhe pensioneve;
  • Mundësi të ngritjes në pozita menaxhuese;
  • Atmosferë ideale të punës në objektin më modern në qendër të Prishtinës.

Lokacioni i Teleperformancës

Teleperformance në Kosovë është e pranishme në Prishtinë afër Xhamisë së Llapit. Teleperformanca në Prishtinë nga maji i vitit 2017 kur edhe filloj operimin si degë e Teleperformancës së Gjermanisë ka arritur të punësoj mbi 600 Gjermano-Folës.

SHPALLJE PUNE

Qëndistare (20), Patroniste (4)
Prishtinë28 ditë
Shitëse në Showroom (Prizren)
Prizren6 ditë
Zyrtar/e Financiar/e
Prishtinë2 ditë
Agjent i Shitjes
Prishtinë2 ditë
Customer Support Executive (English & German Speaking) (Remote)
Gjithë Kosovën1 ditë
Aplikues i Folieve, Saldues / Punues i Konstruksioneve Metalike, Montues i Reklamave
Prishtinë7 ditë