Sesione të tilla informuese do të vazhdojnë të mbahen edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Kishte një interesim të jashtëzakonshëm nga infermierët Kosovarë për t’u bërë pjesë e DEKRA Akademie.
DEKRA Akademie në Kosovë është pjesë e familjes së madhe DEKRA, e cila ka ndërtuar reputacionin e saj që prej themelimit në vitin 1925, si simbol i padiskutueshëm i besueshmërisë në të gjithë drejtimet e aktiviteteve të saj me prani në 60 vende të Botes me mbi 45000 punonjës. Avantazhi parësor që na dallon është se projekti i DEKRA Akademie ofron sigurinë e plotë që çdo kandidat i cili do ta nisë projektin me DEKRA, do ta përfundojë atë me sukses të garantuar.
Programi i DEKRA Akademie në Kosovë ofron FALAS për kandidatët:
- Mësim të Gjuhës Gjermane nga niveli A1 në B2;
- Kontratë pune në Gjermani me pagesë dinjitoze;
- Aftësim profesional dhe kualifikim për marrjen e licencës Gjermane të Infermierit;
- Asistencë në pajisjen me vizë pune dhe transferimin në Gjermani;
- Mbështetje në procesin e bashkimit familjar, pas një periudhë pune në Gjermani.
Të jesh pjesë e projektit të DEKRA Akademie do të thotë efikasitet dhe përpikmëri në respektimin e afateve që do të garantojë një të ardhme dhe punë të sigurtë për të gjithë infermierët e licensuar.
DEKRA Akademie, projekti më i sigurtë për një të ardhme Europiane


