Dekra Akademie Kosovë prezanton projektin për trajnimin, kualifikimin dhe punësimin e infermierëve të licensuar në Gjermani.
⏰ 03 tetor 2020 ora 13:00-15:00 (e shtunë)
📍 Kolegji Globus (kati 2) Prishtinë
Agjenda:
*Ftesa vlenë vetëm për infermierët e licensuar të përgjithshëm dhe ata të pediatrisë.
Pjesëmarrja me regjistrim dhe konfirmim paraprak pasi vendet janë të kufizuara. Ju lutemi për konfirmim të kontaktoni:
📧 regjistrime.ks@dekra.com
📱 +383 48 552552
DEKRA Akademie Kosova është vendosur zyrtarisht në Kosovë në vitin 2019 dhe ka hapur dyert për infermierët e licensuar të cilët dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të organizuar dhe të shpejtë në shtetin Gjerman, duke përfituar falas të gjitha shërbimet e mësimit të gjuhës gjermane, aftësimit profesional, certifikimit, ndërmjetësimit të punësimit, transferimit në Gjermani dhe asistencës për bashkimin familjar. Aktualisht DEKRA Akademie Kosovë ka tre departamente: departamenti i mësimdhënies dhe trajnimit, departamenti i transferit, dhe departamenti i burimeve njerëzore.