1
“Drymades Hotel & Bungalow”, resorti i njohur në Dhërmi hap 35 vende të punës

“Drymades Hotel & Bungalow”, resorti i njohur në Dhërmi hap 35 vende të punës

	 	 

"Drymades Hotel & Bungalow", brend tashmë i njohur për shumë njerëz, është resort në Shqipëri, i cili ndodhet 10 metra larg bregut të detit shqiptar. Ndërtuar në vitin 2000, si hoteli i parë në zonë, u bë mjaft tërheqës për turistët nga të gjitha vendet e botës.

Së fundmi, ky resort ka hapur edhe 35 vende pune në sektore të ndryshme, si financa, kuzhinë, bare, etj. Për t’i parë të gjitha këto mundësi punësimi, klikoni në këtë link:

https://kosovajob.com/drymades-hotel-bungalow/vende-te-lira-te-punes-dhermi

Gjatë pushimit në “Drymades Hotel & Bungalow” vizitorët mund ta përjetojnë ndjesinë e mikpritjes së ngrohtë të traditës shqiptare si dhe gjithçka që ofron jugu i Shqipërisë me bukuritë natyrore që i posedon.

Picture 5

Me produkte bio të rritura në vend, në resortin "Drymades" turistët shërbehen me ushqime deti të freskëta.

Shumica e hapësirave të këtij resorti kanë kapacitet të strehojnë deri në 5 persona në një dhomë. Dhomat janë të pajisura me të gjithë enterierin e nevojshëm. Një staf i kujdesshëm, gjithmonë të gatshëm në përmbushjen e kërkesave të klientëve, përkushtohen në ofrimin e shërbimeve më të mira në vend.

Picture 3

Ndër tjera, restauranti bëhet akoma më unik ngase është i rrethuar me gjëlbërim si drunj, lule, ullinj dhe servon edhe specialitete mesdhetare nga më të ndryshmet.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet