KosovaJob
Të gjithë artikujt
3 Shkurt 2020 · 2 min leximi

Programi për Praktikë Profesionale - Thirrje për Aplikim

Platforma e njohur dedikuar përgatitjes për tregun e punës ‘AkademiPune” ka filluar pranimin e aplikimeve për programin e ri të praktikës “Përfshirja në treg të punës”. Kjo praktikë do t’ua mundësojë që të mësoni më shumë rreth rëndësisë që ka përgatitja për tregun e punës sot në Kosovë dhe që dijet teorike t’i aplikoni edhe në praktikë.

Programi për Praktikë Profesionale - Thirrje për Aplikim
				 	 

Çka mundëson programi?

  • Çdo muaj të pranohet një (1) praktikant i ri
  • Punë praktike në KosovaJob dhe HumanPower
  • Punë nëpër departamente të ndryshme të kompanisë sonë
  • Njohje më e mirë e tregut të punës
  • Pjesëmarrje në intervista të cilat i realizojmë me klientë – përgatitje për intervistat tuaja të ardhshme të punës
  • Vizita nëpër kompani të ndryshme (bashkëpunëtore të KosovaJob dhe HumanPower)
  • Kandidatët do të marrin përgjegjësi dhe detyra gjatë kohës së praktikës
  • Kandidatët do të mësojnë gjërat elementare se si bëhet një prezantim, si shkruhet një email, si shkruhet një letër motivimi, si komunikohet me klientë, si prezantohen shërbimet dhe produktet e kompanisë, çfarë është ambienti i punës, etj.

Përfitimet:

  • Kandidatët pranojnë një certifikatë të lëshuar nga AkademiPune
  • Kandidatëve ju lëshohet referencë nga AkademiPune
  • Kandidatët pajisen me CV profesionale
  • Kandidatëve ju paguhet një trajnim i cili i përshtatet profilit të tyre
  • Kandidatëve ju mbulohen shpenzimet e transportit dhe ushqimit

Çka kërkohet nga ju?

  • Të jeni të motivuar për punë
  • Të keni dëshirë të përgatiteni për treg të punës
  • Të jeni duke vijuar studimet në njërin nga universitetet publike ose private në Kosovë
  • Të jeni të gatshëm të punoni të paktën 4-6 orë brenda një dite pune nga e hëna deri të premten.

Si duhet të aplikoni?

Aplikimi bëhet online, duke klikuar butonin më poshtë: 

Numri i kandidatëve që do të pranohen në ciklin e parë: Një (1)

“AkademiPune” është portal në kuadër të platformës së njohur të ndërmjetësimit në punësim “KosovaJob”.

SHPALLJE PUNE

Punëtor në Depo
Prishtinë1 ditë
Trade Marketing Manager
Prishtinë8 ditë
Mekanik
Prishtinë24 ditë
Technical Support Architect (Prishtinë)
Prishtinë18 ditë
Agjent i Shitjes / Komercialist (Gjakovë dhe Pejë)
Disa lokacione9 ditë
Import/Export Specialist
Prishtinë22 ditë