KosovaJob blen platformën OfertaPune.net

KosovaJob blen platformën OfertaPune.net

	 	 

Rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, KosovaJob, tani edhe zyrtarisht nën ombrellën e vet ka marrë platformën e njohur të punësimit OfertaPune.net

Çka do të thotë kjo për punëkërkuesit?

Të gjithë punëkërkuesve në Kosovë synohet t’iu lehtësohet qasja në treg të punës, si dhe të krijohen sa më shumë ura lidhëse mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve. Të gjitha konkurset e punës tashmë do të publikohen në të dy platformat dhe një gjë e tillë pritet të jetë shumë frytdhënëse për tregun e punës sot.

Çka do të thotë kjo për punëdhënësit?

Për klientët e KosovaJob, kjo nënkupton që nëpërmjet çdo konkursi të publikuar në të dy platformat paralel, të arrihet audiencë edhe më e gjerë. Publikimet e konkurseve të punës në OfertaPune do të jenë pa asnjë pagesë shtesë!

KosovaJob është e vetmja kompani e punësimit në Kosovë e certifikuar edhe me standardin për cilësi ISO 9001:2015 nga organizata e mirënjohur botërore Buroeo Veritas me filiale në Paris.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC