Konkurset e punës nga KosovaJob, tani edhe në Glam Radio

Konkurset e punës nga KosovaJob, tani edhe në Glam Radio

	 	 

Rrjeti i punësimit KosovaJob bashkë me platformen më të re dedikuar përgatitjes për tregun e punës në Kosovë “Akademi Pune”, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me njëren ndër radiot më të veçanta në Kosovë, GLAM Radio.

Dëgjuesit e kësaj radioje, tashmë do të kenë mundësi të informohen çdo ditë lidhur me vendet e reja të punës, nëpërmjet programit të mëngjesit “Capitan FM”.

Përpos njoftimit për konkurse të ndryshme të punës, në GLAM Radio do të mund të dëgjoni edhe përmbledhje të artikujve të javës, të publikuar në platformen Akademi Pune. Të gjithë artikujt trajtojnë tema të rëndësishme për tregun e punës sot në Kosovë dhe sjellin tek audienca këshilla të vyejshme sa i përket marrëdhënies së punës.

GLAM Radio, me bazë në Prishtinë dhe me frekuencë regjionale (88.6FM), konsiderohet si një prej radiove më kreative dhe inovative në Kosovë.

Ndërkaq, KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i cili për 9 vite radhazi ka ndihmuar në një numër të madh ndërmjetësimesh në punësim. Vlen të theksohet se ky rrjet punësimi është i certifikuar edhe me standardin për cilësi ISO 9001:2015, nga organizata e mirënjohur botërore Buroeo Veritas.

Bashkëpunimi GLAM Radio dhe KosovaJob, mëton t’ua lehtësojë qytetarëve të Kosovës informimin për vendet e lira të punës dhe të ndikojë që ata të marrin në kohë mësimet e nevojshme rreth punësimit.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC