Ditët e fundit të këtij viti po afrojnë. Gjatë kësaj periudhe, edhe kompania më e madhe në botë për kujdesin ndaj klientëve “Teleperformance”, për herë të fundit për këtë vit, organizon ngjarjen e titulluar “Ditët e Dyerve të Hapura” - për të gjithë qytetarët e Kosovës që njohin gjuhën gjermane.
Të mërkuren dhe të enjten, me datat 6 dhe 7 nëntor, të gjithë gjermano-folësit që jetojnë në Kosovë mund të paraqiten në objektin e Teleperformances në Prishtinë, pa pasur nevojë për të aplikuar online.
Duke qenë se ky edicion është më i veçantë sepse është edhe i fundit për këtë vit, Teleperformanca ka vendosur të motivojë kandidatët e suksesshëm që arrijnë të bëhen pjesë e kompanisë, me një bonus prej 200 eurosh, qysh në fillim të punës.
Kush mund të paraqitet?
Të gjithë personat pa dallim gjinie, race, nacionaliteti, të cilët mendojnë se e njohin mjaftueshëm gjuhën gjermane mund të paraqiten te paneli i rekrutimit në objektin e Teleperformances në Prishtinë, në datat e lartcekura.
Çka nënkupton Dita e Dyerve të Hapura?
Dita e Dyerve të Hapura është një ngjarje e cila mbledh të gjithë punëkërkuesit gjermano-folës. Gjatë kësaj ngjarjeje, ata mund të paraqiten vetë tek objekti i Teleperformances në Prishtinë, pa pasur nevojë të aplikojnë paraprakisht për pozitat e punës.
Në Ditët e Dyerve të Hapura, kandidatët intervistohen aty për aty dhe nëse tregohen të suksesshëm pranojnë menjëherë ofertat/kontratat e punës. Kjo ngjarje organizohet për vite me radhë, me qëllim që të lehtësojë punësimin për të gjithë gjermano-folësit në Kosovë.
Cilat janë përfitimet e punës në Telepeformance?
Teleperformance në Prishtinë ofron mundësi punësimi me standarde gjermane. Ditët e Dyerve të Hapura janë një rast i mirë për të gjithë ata që synojnë karrierë në fushën e shërbimit me klientë. Puna në Teleperformance përcillet me:
Teleperformanca, për më shumë se 40 vite vazhdon të jetë lider botëror në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe për momentin është e pranishme në 80 vende të botës duke punësuar mbi 300 mijë punëtorë.
Teleperformance në Kosovë është e pranishme në Prishtinë qe prej majit të vitit 2017 si degë e Teleperformance Gjermani dhe aktualisht ka mbi 500 të punësuar.
Organizimet e Ditëve të Dyerve të Hapura kanë rezultuar gjithmonë të suksesshme. Vlen të theksohet se në Ditët e Dyerve të Hapura të vitit të kaluar, Teleperformance punësoi më shumë se 110 gjermano-folës. Shumica e tyre vazhdojnë të jenë pjesë e kompanisë.
