KosovaJob
Të gjithë artikujt
21 Maj 2019 · 2 min leximi

KosovaJob lanson kalkulatorin e pagës nga bruto në neto dhe anasjelltas

Rroga apo të ardhurat mujore nënkuptojnë shpërblimin në të holla që një punëdhënës i jep punëtorëve të tij, varësisht nga veprimtaria apo punët që ata kryejnë. Mirëpo, shumë punëmarrës hasin në paqartësi kur vjen puna tek paga, çka është bruto e çka neto?

KosovaJob lanson kalkulatorin e pagës nga bruto në neto dhe anasjelltas
				 	 

Nëse po planifikoni të filloni punë në një kompani të caktuar, është shumë e rëndësishme të dihet të bëhët ky dallim, para se të pranohet një punë. 

 

Çka është paga Bruto?

Paga bruto nënkupton shumën totale të parave, para zbritjes së taksave. Tek paga bruto hyjnë të gjitha shpenzimet apo kontributet që kompania paguan për punëmarrësin e vet. 

Çka është paga Neto?

Paga neto është pagesa e pastër e cila transferohet tek një punëmarrës. Kjo nënkupton shumën e parave që mbeten pasi të gjitha zbritjet janë hequr për tatime apo kontribute nga paga e një personi. 

Çka është kalkulatori i pagës?

Kalkulatori i pagës është një lloj aplikacioni i cili ndihmon punëmarrësit të marrin më shumë informacione rreth pagës që ata pranojnë. Që punëkërkuesit dhe punëmarrësit ta kenë më të qartë se ku dallon pagesa bruto me neto, KosovaJob ka lansuar kalkulatorin e pagës. Ky kalkulator është i dizajnuar që t’u lehtësojë punëkërkuesve dhe punëmarrësve kujdesjen për financat e tyre. 

 

Kjo do të mundësojë saktë zbërthimin e pagës se një individi (sa paguhen tatime dhe kontribute? Ku paguhen këto tatime?, etj). Krejt në fund, ju do të keni mundësinë të llogarisni pagën finale, pra sa është paga e pastër neto që do të pranoni në xhirollogarinë tuaj. 

 

Ky aplikacion është një shërbim i ri në KosovaJob dhe është 100% i strukturuar në bazë të ligjeve të Kosovës.

 

Për të pasur qasje në kalkulator, kliko këtu.

 

TAGS: KosovaJob, Artikulli i Javes, Vende Pune, Njoftime Pune, Oferta Pune, Portal Pune, Lyp Pune, Vende te lira Pune, Kerko Pune

SHPALLJE PUNE

Punëtor në Prodhim
Lipjan10 ditë
Drejtor i Teatrit të Qytetit
Prizren14 ditë
Data & Performance Analyst
Prishtinë4 ditë
Punëtore në Kuzhinë / Shërbim
Prishtinë8 ditë
Agjent i Shitjes / Komercialist (Gjakovë dhe Pejë)
Disa lokacione9 ditë
Njoftim - Licencimi i Aktivitetit të Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Burimet e Ujit
Prishtinë10 ditë