KosovaJob
Kalkulatori i pagës

Llogarit pagën nga bruto në neto dhe anasjelltas

Llogaritja bazohet në legjislacionin e Kosovës për tatimin në të ardhurat personale dhe kontributet pensionale. Rezultatet përditësohen automatikisht gjatë plotësimit.

€
Paga bruto → neto që merr në dorë · Punëdhënës primar · Shkallë progresive tatimi
Kontributi pensional i punëtorit 5% Kontributi pensional i punëdhënësit 5%
Paga neto — shuma që merr në dorë
884,00 €
nga 1.000,00 € bruto
Paga bruto
1.000,00 €
Tatimi mbi pagën
−66,00 €
Kontributi pensional i punëtorit
−50,00 €
Kostoja totale për punëdhënësin
1.050,00 €

Përllogaritja e plotë

Paga bruto 1.000,00 €
Kontributi i punëtorit (5%) −50,00 €
Kontributi i punëdhënësit (5%) +50,00 €
Paga që tatohet 950,00 €
Tatimi sipas shkallëve:
Paga deri në 250 € — 0% 0,00 €
Paga nga 250,01 € deri në 450 € (8%) 16,00 €
Paga mbi 450 € (10%) 50,00 €
Gjithsej tatimi mbi pagën −66,00 €
Paga neto 884,00 €
Kostoja totale për punëdhënësin (bruto + kontributi) 1.050,00 €

Pyetjet më të shpeshta

Përgjigje të drejtpërdrejta për pyetjet që marrim më shpesh. Nëse pyetja jote mungon, na shkruaj.

Na kontakto
Kush është një punëdhënës?
Punëdhënës është çdo person i cili u mundëson punëmarrësve inkuadrimin në punë konkrete në bazë të kontratave specifike, me qëllim të realizimit të detyrave në fushë të caktuara dhe i paguan ata për shërbimet e tyre.
Kush është një punëtor?
Punëtori është person fizik i cili themelon marrëdhënie pune me një punëdhënës dhe si rrjedhojë kryen detyra konkrete, njëkohësisht merr shpërblim mujor të konvertuar në të holla, pas realizimit me sukses të punëve të parapara.
Kush është një punëdhënës primar?
Punëdhënësi primar është punëdhënësi kryesor (parësor) i një punëmarrësi. Kur një punëtor është i angazhuar në marrëdhënie të rregullta të punës në një kompani të caktuar, e deklaron atë si punëdhënësin e tij parësor.
Kush është një punëdhënës sekondar?
Punëdhënësi dytësor/i jashtëm i një punëmarrësi (Kur një punëtor angazhohet përkohësisht në një vend pune, apo jo në marrëdhënie të rregullta të punës).
Çfarë nënkuptohet me pagë?
Paga është kompensimi që punëdhënësi ia paguan punëmarrësit për punën e kryer sipas kontratës së punës.
Çfarë është paga bruto?
Paga bruto nënkupton shumën totale të parave, para zbritjes së taksave. Tek paga bruto hyjnë të gjitha shpenzimet apo kontributet që kompania paguan për punëmarrësin e vet.
Çfarë është paga neto?
Paga neto është shuma që punëmarrësi merr pasi nga paga bruto zbriten tatimet dhe kontributet përkatëse.
Çka është Trusti?
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) është institucion publik i pavarur, i krijuar sipas modelit të kontributeve pensionale të definuara, që nënkupton se secili kontribues kursen për pension në një llogari personale.
Çka është kontributi i punëdhënësit?
Kontributi i punëdhënësit është shuma që punëdhënësi paguan për kontributet pensionale të punëmarrësit.
Çka është kontributi i punëtorit?
Kontributi i punëtorit është pjesa që zbritet nga paga për kontributet pensionale.
Paga që tatohet
Shuma që ndalet nga paga bruto, në emër të taksës që vendos shteti.
Gjithsej tatim
Shuma totale e parave që shkojnë për tatim.