KosovaJob
Të gjithë artikujt
13 Maj 2019 · 2 min leximi

Teleperformance - kompania e preferuar për gjermano-folësit në Kosovë

Kompania më e madhe në botë për shërbime ndaj klientëve, Teleperformance, për momentin konsiderohet një prej kompanive më të kërkuara për të zhvilluar karrierë, nga punë-kërkuesit gjermano-folës në Kosovë.

Teleperformance - kompania e preferuar për gjermano-folësit në Kosovë
				 	 

Teleperformance në Kosovë ka të punësuar mbi 450 punëtorë. Me prezencën e saj në Prishtinë, si degë e Teleperformances së Gjermanisë, që nga Maji i vitit 2017, kryeson si një ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë.

Ajo çfarë e veçon Teleperformancen në Prishtinë është ambienti dhe menaxhmenti me standarde Gjermane të punës si dhe mundësia e ngritjes në karrierë, në pozita të ndryshme brenda kompanisë.

“Në Teleperformance, çdokush është punëtor, nuk ka dikush më menaxher e tjetri vetëm punëtor. Të gjithë jemi të barabartë, para ligjit, para kodit të mirësjelljes dhe para rregullave të cilat ne i kemi aprovuar”, ka thënë për KosovaJob, Menaxheri i Burimeve Njerëzore në kompaninë “Teleperformance”, Arben Abrashi.   

Kush është Teleperformance?

Teleperformanca është kompania më e madhe botërore për shërbime ndaj klientëve. Për mbi 40 vite, kjo kompani vazhdon të jetë lider botëror në ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe për momentin është prezente në 80 vende të botës, duke punësuar mbi 300.000 punëtorë në të gjithë botën.

Teleperformance ofron shërbim ndaj klientëve dhe brendeve më të njohura botërore si një urë lidhëse mes tyre. E veçantë tjetër e Teleperformances është se në nivel global punon me:

  • 300,000 agjentë nga mbarë bota
  • Me 265 gjuhë dhe dialekte, për të ofruar shërbim sa më të mirë, si dhe është prezente në 160 shtete.

Çka ofron Teleperformanca në Prishtinë?

  • Vende të sigurta të punës 
  • Atmosferë të këndshme pune, me standarde gjermane
  • Sigurim shëndetësor të mbuluar plotësisht
  • Pagë të mirë dhe bonuse
  • Trajnues të shkëlqyeshëm dhe mundësi që vetë të bëheni njëri prej tyre 

Kjo kompani, për degën e vet në Prishtinë është në kërkim të Call Agjentëve për projektet në inbound. Për t’u bërë pjesë e Teleperformances në Prishtinë, klikoni këtë link: www.aplikoTP.com

SHPALLJE PUNE

Kundenservice Mitarbeiter für Sicherheitssysteme
Fushë Kosovë22 ditë
Ftesë për Ofertë për Blerjen e një veture të re (të pa përdorur më parë)
Prishtinë2 ditë
Planning Engineer (on-site Libya)
Jashtë Vendit12 ditë
Sistemues Rrobash (Gjakovë)
Gjakovë5 ditë
Mësimdhënës me Kohë të Caktuar - Biologji
VushtrriSkadon: SOT
Operator/e i/e Call Center (Gjuhë Gjermane)
Prishtinë17 ditë