KosovaJob
Të gjithë artikujt
22 Janar 2026 · 2 min leximi

Tregu Group hap pikën e re në Arbëri me vende të reja pune

Një market i ri po hapet në Lagjen Arbëria, afër MiniMax, dhe bashkë me të po hapen edhe mundësi të reja punësimi. Tregu Group, një emër i besuar në Kosovë që nga viti 2008, po zgjeron ekipin dhe po kërkon njerëz energjikë, komunikativë dhe të gatshëm të rriten profesionalisht.

Tregu Group hap pikën e re në Arbëri me vende të reja pune
				 	 

Nëse të pëlqen puna me njerëz, të motivon një ambient dinamik dhe dëshiron një vend pune ku korrektësia dhe përkushtimi vlerësohen, kjo mund të jetë mundësia që po e kërkon.

Pozitat e hapura: 

  • Arkatare
  • Sektorist/e

Përvoja e mëparshme? Është përparësi, por jo kusht. Ajo që ka më shumë rëndësi është gatishmëria për të mësuar, komunikimi i mirë me klientët dhe përgjegjësia në punë.

Pse Tregu Group është vendi që duhet ta zgjedhesh?

Sepse prej më shumë se 15 vitesh, Tregu Group ndërton besim përmes: produkteve gjithmonë të freskëta dhe të shëndetshme, shërbimit korrekt dhe profesional, përkujdesjes ndaj klientëve dhe stafit,zgjerimit të vazhdueshëm me pika të reja

Çfarë kërkohet nga ti?

Përgjegjësi dhe korrektësi, aftësi komunikimi dhe pozitivitet dhe dëshirë për të qenë pjesë e një ekipi në rritje

Për më shumë informata dhe aplikim, kontakto në: 049 719 222 ose apliko përmes linqeve përkatëse.  Mos e lër këtë mundësi të kalojë. Bëhu pjesë e Tregu Group dhe nis një kapitull të ri profesional aty ku vlerësohet puna jote.

SHPALLJE PUNE

Quality Assurance Coordinator (Part Time)
Disa lokacione9 ditë
Punëtore në Kuzhinë / Shërbim
Prishtinë8 ditë
Projektleiter / Operations Manager (m/w/d)
Fushë KosovëSkadon: SOT
Mekanik i Makinerive Bujqësore (Rahovec)
E re
Rahovec29 ditë
Executive Director, Festival Producer
Prizren11 ditë
Drejtor, Zëvendës Drejtor
Drenas21 ditë