1
6 gjëra që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Nëntorit

6 gjëra që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Nëntorit

	 	 

Nga pjesëmarrja në Web Summit, deri te planet për një koncept të ri të “PowerToHR”, nëntori ishte një muaj dinamik dhe inspirues për KosovaJob. Ky muaj shënoi fillimin e atmosferës festive të fundvitit dhe mirëpritjen e kolegëve të rinj. Le të shohim së bashku momentet më të veçanta që e bënë këtë muaj të paharrueshëm:

Mëngjesi me psikologen organizative, Arnisa Aliqkaj

Për të shënuar Ditën e Vetëdijësimit për Stresin, ekipi i KosovaJob organizoi një sesion inspirues me psikologen organizative, Arnisa Aliqkaj. Diskutimet u fokusuan në mënyrat për të menaxhuar stresin dhe për ta kthyer atë në një aleat për rritjen personale dhe profesionale. Me ushtrime praktike dhe biseda interaktive, stafi zbuloi si stresi mund të na ndihmojë të përmirësojmë performancën tonë.

KosovaJob në Web Summit  drejt hapave të mëdhenj përpara!

Arion Rizaj, Aleksandër Kochovski dhe Shkamb Kërleshi përfaqësuan KosovaJob në Ëeb Summit, një nga konferencat më të rëndësishme të teknologjisë globale që u mbajt në Lisbonë, Portugali. Pjesëmarrja e tyre është një hap drejt zhvillimit të konceptit inovativ të “PoëerToHR 3”, për të cilin do të ndahen detaje gjatë dhjetorit.

Përgatitja e të rinjve për karrierën nga Bled Selimi

Bled Selimi nga KosovaJob ishte pjesë e një eventi në mbështetje të SOS Fshatrave të Kosovës dhe projektit YEEP2. Përmes një prezantimi mbi procesin e intervistës së punës dhe një simulimi praktik, ai ndihmoi të rinjtë pjesëmarrës të përgatiten për sfidat në tregun e punës. Mbështetja për zhvillimin e karrierës së të rinjve mbetet një nga prioritetet tona kryesore.

Tre kolegë të rinj bashkohen me KosovaJob

Gjatë nëntorit, stafi ynë u pasurua me Gentijan Xhema dhe Venera Kamberi si Junior Administrators, si dhe Erolind Maloku si TikTok Specialist. Me përkushtim dhe energji të reja, ne jemi të sigurt që së bashku do të arrijmë suksese edhe më të mëdha.

Atmosfera festive drejt Vitit të Ri

Dekorimet festive, ndriçimet dhe fillimi i lojës “Secret Santa” sollën shpirtin e fundvitit në zyrat tona. Ky kapitull festiv përmbledh arritjet e vitit dhe na motivon për të synuar më lart gjatë vitit të ri. Ka ende momente për t’i shënuar në KosovaJob përgjatë dhjetorit.

Festa kuqezi e 28 Nëntorit

Në festën e Flamurit, zyrat tona u veshën me ngjyrat kuqezi dhe u mbushën me ushqime tradicionale. Këto momente festive jo vetëm që forcojnë lidhjet brenda ekipit, por krijojnë kujtime që mbeten përgjithmonë. Gjithashtu, për audiencën tonë sollëm një rrëfim special nga Xhevat Imeri, ciceroni i kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nëntori ishte një muaj që solli shumë arritje dhe kujtime të bukura për KosovaJob. Me padurim presim sfidat dhe mundësitë që na sjell dhjetori!

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet