1
Hapi i parë drejt suksesit: Dita e Karrierës në Courtyard by Marriott më 3 Dhjetor

Hapi i parë drejt suksesit: Dita e Karrierës në Courtyard by Marriott më 3 Dhjetor

	 	 

Dita e Karrierës po organizohet nga Courtyard by Marriott në Prishtinë duke ofruar një platformë unike për të gjithë të interesuarit në fushën e hotelerisë dhe mikpritjes për të eksploruar mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi profesional. Ngjarja do të mbahet në lokalin Boho, afër objektit të Qeverisë së Kosovës, në katin e parë të zonës private, më 03 dhjetor (e martë), nga ora 09:30 deri në ora 16:00. BËHU PJESË E KËSAJ DITE DHE KAP SHANSIN PËR TU NJOFTUAR ME PUNËN TËNDE TË RE!

Pse të merrni pjesë?

Dita e Karrierës është një ngjarje që synon të lidhë studentët e diplomuar, profesionistët e rinj dhe ata që dëshirojnë të ndryshojnë drejtimin e karrierës së tyre duke u bërë pjesë e një prej brendeve më të njohur në industrinë e mikpritjes - Courtyard by Marriott.

Pjesëmarrësit përfitojnë nga:

  • Intervista të menjëhershme dhe mundësi punësimi për pozitat që përputhen me kualifikimet e tyre.
  • Këshilla karriere nga ekspertë dhe profesionistë të fushës.
  • Rrjetëzim profesional, duke krijuar kontakte me punëdhënës dhe kolegë të mundshëm.

Një mundësi unike për karrierën tuaj

Kjo ngjarje u dedikohet të gjithë atyre që kanë pasion për industrinë e hotelerisë ose janë të interesuar të eksplorojnë karrierën në një kompani lider si Courtyard by Marriott. Mesazhi kryesor i organizatorëve është të krijojnë një urë mes talenteve të rinj dhe mundësive për zhvillim profesional, duke ofruar eksperienca dhe njohuri të reja.

Si të merrni pjesë?

Mos humbisni këtë mundësi për të investuar në të ardhmen tuaj! Pjesëmarrësit mund të sjellin CV-të e tyre dhe të shfrytëzojnë këtë hapësirë për t'u njohur me standardet dhe vlerat e kompanisë.

Në  kompaninë Courtyard by Marriott Prishtina vlerësohet kontributi i secilit dhe në këtë kompani ju do të keni mbështetjen për aftësitë që sillni. Ju inkurajoheni të  punoni me pasion, përkushtim dhe inovacion. Në këtë ambient të punës, mund të ndjeheni të lirë të shprehni ide dhe opinionet tuaja, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve dhe në përmirësimin e proceseve

Ju inkurajoheni të jeni të hapur për të mësuar, të zhvilluar dhe të rritur në karrierën tuaj. Andaj, nëse keni aftësi, përvojë të dëshmuar në fushën e gastronomisë dhe mikpritjes bëjeni hapin e duhur dhe bashkojuni ekipit prej rreth 100 personave në Courtyard by Marriott. Kështu avanconi karrierën tuaj dhe bëheni histori e suksesit të hapësirës më atraktive në kryeqytetet që synon të bëhet destinacion promovues edhe në skenën ndërkombëtare.

Bëhuni pjesë në Ditën e Karrierës për të nisur rrugëtimin tuaj drejt suksesit! 

Për detaje shtesë gjatë asaj dite, mund të kontaktoni  Selim Luma – HR Manager në Courtyard by Marriott në numrin e telefonit: 049764036

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet