A dëshironi të bëheni udhëheqës i suksesit digjital dhe të punoni në një kompani që ofron standarde gjermane në Kosovë, si dhe që ju jep shumë mundësi zhvillimi. Nëse jeni në këtë stad ku doni të punoni dhe të shpërbleheni, atëherë jeni duke lexuar artikullin e duhur dhe tani është koha të kuptoni më shumë detaje për pozitën e punës. Solution25 po kërkon të punësojë Menaxher Projektesh për E-Commerce. Kuptoni më shumë për kompaninë dhe çfarë kërkon pozita nga ju!
Kupto më shumë për pozitën dhe kompaninë!
Solution25 është një kompani gjermane me qendër operimi në Kosovë, e cila u ofron shërbime klientëve ndërkombëtarë në SHBA dhe Evropë. Me një fokus të veçantë në fushën e e-commerce, kompania është e përkushtuar në ndërtimin e dyqaneve online, faqeve të internetit dhe web-aplikacioneve duke zhvilluar njëkohësisht strategji afatgjata për menaxhimin e projekteve dhe marketingut.
Si Menaxher Projektesh, ju do të udhëhiqni planifikimin, menaxhimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme të e-commerce-it. Pozita përfshin koordinimin e vazhdueshëm me ekipet e brendshme dhe partnerët e jashtëm për të siguruar përputhshmëri dhe komunikim efektiv gjatë zhvillimit të projekteve. Përgjegjësitë përfshijnë gjithashtu krijimin dhe mbajtjen e planeve të projekteve, orareve dhe raporteve të detajuara mbi progresin e tyre, duke garantuar një rrjedhë pune të qetë. Gjithashtu, mbikëqyrja e cilësisë dhe testimi i funksioneve të reja janë detyra kryesore për këtë pozitë dhe që kërkojnë përkushtim ndaj detajeve dhe standardeve të larta të cilësisë. Përmes kërkimeve të tregut dhe analizave konkurruese, ju do të ndihmoni në drejtimin strategjik të projekteve dhe në përcaktimin e rrugës për zhvillim.
A doni të sfidoheni dhe të shpërbleheni, atëherë MOS humbisni mundësinë!
Profili ideal për këtë pozitë kërkon një diplomë në administrim biznesi, informatikë biznesi, e-commerce ose një fushë të ngjashme, si dhe përvojë të dëshmuar në menaxhimin e projekteve, veçanërisht në sektorin e e-commerce-it. Kandidati duhet të jetë i organizuar, me aftësi për të menaxhuar projekte të shumta paralelisht dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi në anglisht. Po ashtu duhet të ketë njohuri të avancuara në MS Office, veçanërisht në Excel dhe PowerPoint.
Kompania ofron një pozicion sfidues dhe shpërblyes në një ekip të rritur me shpejtësi, ku keni mundësi të zhvilloheni profesionalisht dhe të shtoni vlerë përmes ideve tuaja. Për më tepër, ju pret një orar fleksibil pune, përfitime atraktive dhe një kulturë pune që inkurajon zhvillimin dhe rritjen profesionale.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni një letër motivimi (në anglisht) dhe CV-në tuaj në adresën career@solution25.com