Nëse i keni këto dy cilësi, pra e dini gjuhën angleze dhe shitjen e bëni me pasion atëherë kompania Noorpaa është duke ju kërkuar pikërisht juve! Por, fillimisht natyrisht se doni të dini më shumë për kompaninë!
Kjo kompani përbehet nga një grup profesionistësh që kanë përvojën e duhur dhe shumë aftësi të cilat i vendosin në shërbim të punës që ata e bëjnë me dashuri. Përvoja individuale e tyre ka shumë peshë brenda kompanisë dhe kjo i ka sjell ekipit suksese të shumta që nga viti 2015. Besojnë se çdo gjë ka bukurinë e saj, mjafton t’i japësh vëmendjen e duhur. Misioni i kompanisë është ta gjejë këtë bukuri, t’i japë formë dhe shpirt. Kështu për të shfaqur një perspektivë të re.
Kompania me bazë në Prishtinë (Kosovë) përveç cilësisë, inovacionit dhe profesionalizmit, kompania përbehet nga një ekip i ri dhe i pavarur që do të hartojë, dizajnojë, zhvillojë dhe mirëmbajë projektet në përputhje me nevojat e klientëve. Gjithashtu, përveç projekteve individuale, ofrojnë edhe shërbime outsourcing për fusha të ndryshme, si Shërbime të Marketingut Dixhital, Zhvillim Softuerik, Rrjetëzim & Lëvizshmëri, Automatizim dhe Siguri Kibernetike.
Aplikoni tani dhe bashkohuni me një ekip të ri, inovativ dhe të përkushtuar – Çfarë kërkohet nga ju?
Pozita për Përfaqësues të Shitjeve kërkon që individi të promovojë produktet dhe shërbimet e kompanisë kryesisht përmes telefonit, email-it dhe rrjeteve sociale. Ai/ajo duhet të nderveprojë çdo ditë me klientët e rinj duke ndërtuar marrëdhënie të forta dhe duke ndjekur klientët potencialë për të siguruar shërbimin më të mirë të mundshëm. Ndjekja e përditshme e tregjeve financiare dhe përmbushja e objektivave mujore janë pjesë e rëndësishme e pozitës.
A i posedoni këto aftësi:
Njohuri të shkëlqyera në gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar)
Aftësi të forta negociuese dhe aftësi për të mbyllur marrëveshje
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe për të punuar nën presion
Disponueshmëri për të punuar nga e Hëna në të Premte, 12:00 – 20:00
Si të Aplikoni:
Nëse mendoni se jeni personi i duhur për këtë pozitë dhe dëshironi të bashkoheni me ekipin në Prishtinë, shikojeni konkursin. Hapja vetes derën për një karrierë të re!