Real Estate Domino mbetet një nga opsionet më të kërkuara për ata që dëshirojnë një karrierë dinamike dhe sfiduese në tregun e patundshmërisë. Mos e humbisni këtë mundësi për t’u bërë pjesë e një ekipi të suksesshëm dhe për të zhvilluar karrierën tuaj në këtë sektor premtues. Tani, kjo kompani ka hapur dyert për punonjës të rinj në një karrierë që juve do të ju hap shumë dyer. Ata janë në kërkim të Agjentëve të Patundshmërive dhe Konsulentë të Pronave si dhe Asistentë Administrative!
Duke u zgjeruar me një ekip të përkushtuar dhe të kualifikuar, kompania kërkon të rekrutojë individë ambiciozë për pozitat Real Estate Agjentë dhe Asistentë Administrativë në Prishtinë.
Para se të kuptoni më shumë për pozitat, çfarë duhet të dini për Real Estate Domino?
Real Estate Domino është ndër liderët e sektorit të patundshmërisë në Kosovë, me përvojë të gjerë në ofrimin e shërbimeve të shitjes dhe qiradhënies së pronave. Duke u mbështetur në profesionalizëm dhe seriozitet, kompania ka krijuar një reputacion të shkëlqyer, duke ndihmuar klientët të gjejnë zgjidhje ideale për pronat e tyre.
Çfarë duhet të dini për pozitën: Real Estate Agjentë / Konsulentë të Pronave
Kjo është një mundësi e artë për të gjithë ata që kanë përvojë në shitje, janë të përkushtuar për t’i ndihmuar klientët të gjejnë pronat e tyre ideale dhe që zotërojnë aftësi të forta negociuese dhe komunikuese. Kandidatët e përzgjedhur do të angazhohen në terren për të siguruar oferta për shitje apo qiradhënie të pronave, përfshirë shtëpi, banesa dhe objekte afariste.
Përgjegjësitë kryesore të kësaj pozite përfshijnë:
Identifikimi i pronave të reja dhe vendosja e kontakteve me pronarët për shitje apo qira.
Negociata dhe finalizimi i marrëveshjeve të pronave.
Kuptimi i nevojave specifike të klientëve dhe ofrimi i këshillave profesionale për strategjitë e çmimeve dhe opsionet më të mira të pronave.
Menaxhimi i rrjeteve sociale për promovimin e pronave dhe ofertave të reja.
Kandidatët e kërkuar duhet të kenë:
Diplomë të shkollës së mesme (studimet bachelor janë të preferuara, por jo të obliguara).
Përvojë pune në shitje ose në sektorë të ngjashëm (e preferueshme).
Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe (anglishtja është përparësi).
Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe bindëse.
Patentë shoferi dhe përvojë në drejtimin e automjeteve (e preferueshme).
Cilat janë përfitimet që ofron Real Estate Domino?
Paga konkurruese, në varësi të pozitës dhe përvojës profesionale ofrohet për kandidatët.
Bonuse atraktive, të bazuara në performancën e realizuar të shitjes apo qiradhënies së pronave.
Orar fleksibil, nga e hëna në të premten (08:30 – 17:00).
Shpenzimet e telefonit të mbuluara nga kompania.
Automjeti i kompanisë dhe trotineti elektrik në dispozicion për angazhime në terren.
Trajnime profesionale për zhvillimin e vazhdueshëm personal dhe mundësi për të punuar në një ambient profesional me një ekip të përkushtuar.
Kjo është një mundësi ideale për ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e një kompanie me reputacion dhe të rriten profesionalisht në sektorin e patundshmërisë. Apliko tani dhe ndërto të ardhmen tënde!
Si të aplikoni: Të gjithë të interesuarit për këto pozita janë të ftuar të dërgojnë CV-të e tyre në adresën e emailit të Real Estate Domino: info@domino-ks.com. Aplikimet janë të hapura deri më 30 Tetor 2024. Për më shumë detaje, vizitoni faqen zyrtare të kompanisë ose kontaktoni përmes kanaleve të komunikimit të kompanisë ose në nr. te telefonit +38343737373. Kandidatët që përzgjidhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.