Agjentët që do të punësohen do të jenë përgjegjës për realizimin e intervistave telefonike të bazuara në pyetësorë të paracaktuar, duke mbledhur të dhëna të rëndësishme për studime mbi çështje shoqërore dhe politike në Gjermani. Ata nëpërmjet punë së tyre do të luajnë një rol thelbësor për të mbështetur kërkimet e tregut të klientëve ndërkombëtarë të GOR, përfshirë institute dhe kompani të njohura.
Benefite të shumta që ju bëjnë të mos e humbisni këtë mundësi
Tani, pasi që kuptuam për pozitat dhe kompaninë, tani është radha të lexoni se çfarë përfitoni nga puna në këtë kompani!
Paga Konkurruese: Me një pagë fillestare prej 1.200 euro për ata që punojnë me orar të plotë, GOR ofron kushte të favorshme financiare në përputhje me standardet e tregut.
Stabilitet dhe Siguri: Kontrata e punës ofron të gjitha përfitimet sociale të garantuara nga ligji i Kosovës, përfshirë pushimet dhe pauzat e paguara.
Trajnim dhe Zhvillim Profesional: Stafi i ri do të kalojë nëpër trajnime të plota për t'u përgatitur për këtë pozicion, duke ofruar mundësi për zhvillim të mëtejshëm profesional.
Kualifikimet e Kërkuara - Aplikantët duhet të zotërojnë gjuhën gjermane në të folur dhe të shkruar, të jenë të komunikueshëm, të motivuar dhe të kenë aftësi të mira kompjuterike. Ata që mund të punojnë të paktën 30 orë në javë kanë përparësi. Një tjetër avantazh i kësaj pozite është fleksibiliteti për të punuar nga shtëpia pas përfundimit të periudhës së trajnimit.
Si të Aplikoni?
GOR ofron një mundësi të shkëlqyer për ata që dëshirojnë të zhvillohen në një fushë ndërkombëtare dhe të bëhen pjesë e një ekipi të suksesshëm. Nëse plotësoni kërkesat e lartpërmendura dhe jeni të interesuar të bashkoheni me një nga kompanitë më të njohura të kërkimeve të tregut në Evropë, kjo është mundësia juaj!
Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e një organizate që ofron stabilitet, mundësi rritjeje dhe një mjedis pune bashkëkohor. Krijo të ardhmen tënde tani!

