Fillo punën si Specialiste e Marketingut në ndërmarrjen e suksesshme BAT Kosova!
A jeni komunikative, profesionale dhe e gatshme për të punuar me dinamika të reja të punës duke e zgjeruar rrethin tuaj profesional, atëherë BAT Kosova është në kërkim tuajin!
BAT Kosova është një nga degët brenda Adria Cluster, të lidhura me një strategji unike dhe një mendim të fortë, ku diversiteti renditet si një nga pikat kryesore të organizatës. Ne tregun e Kosovës, BAT Kosova është një ndër ndërmarrjet më të suksesshme në industrinë e duhanit dhe me ambicie të lartë për të forcuar pozicionin tonë në treg. Krahas kësaj, do të arrini të zhvilloheni edhe ju dhe të përfitoni nga përvoja me nje rrjet të gjerë punësh!
Fillimisht po ju tregojmë përgjigjegjësitë dhe nëse ju keni disa nga aftësitë dhe përvojën e paraparë për të aplikuar për këtë pozitë!
Përgjegjësitë kryesore të Specialistes të Marketing-ut:
Arritja e mbulimit të Marketingut Tregtar, frekuenca e vizitës dhe plani i vizitës në pikat e shitjes në mënyrë që të maksimizohet efektiviteti dhe efikasiteti i vizitave në pikat kryesore
Të mbulojë aktivitetet B2B me fokus në krijimin e marrëdhënieve me pronaret e dyqaneve me pakicë
Realizimi i merchandising-ut bazë (vendosja e materialeve tregtare)
Të sigurohet që çmimi është në përputhje me strategjinë e kompanisë
Të vizitoj pika të ndryshme të shitjeve në baza ditore dhe të realizoj kontakte të përditshme me klientët
Të siguroj mbështetje për forcën e shitjes përmes komunikimit të rregullt dhe të saktë, zgjidhjes së problemeve, këshillave të specializuara dhe tregtisë së drejtë
Mbanë informacione të sakta dhe të rëndësishme të pikave të shitjes
Përcakton, negocion dhe zbaton programin e Partneritetit me pikat e pavarura të shitjes me cilësinë më të mirë, për të siguruar komunikimin e duhur të brendit
Orari i punës është 5 ditë në javë
KËTO JANË AFTËSITË QË JU KËRKOHEN PËR TË ZHVILLUAR TË ARDHMEN TUAJ NË KËTË POZITË!
Diploma universitare është opsionale kurse përvoja në Marketing ose Promocion konsiderohet përparësi.
Ju duhet të thelloheni në njohjen e produktit, brendit dhe implementimi i programit tregtar, si dhe zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët, furnitorët e jashtëm dhe partnerët komercialë.
Ju duhet të keni aftësi të shitjes, aftësi të komunikimit dhe prezentimit
Aftësi për të ndërtuar dhe për të mbajtur marrëdhëniet me tregtarin
E motivuar dhe mendjehapur
Bashkpunuese në ekip
Të posedojë patent shofer (konsiderohet përparësi)
Aftësi kompjuterike - LN, Word, Excel, PP, etj. (konsiderohet përparësi)
Nëse jeni të interesuar për këtë pozitë, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në këto kontakte:
Rona_aligjiku@bat.com
Sara_berisha@thg-shpk.com