KosovaJob
Të gjithë artikujt
2 Korrik 2024 · 2 min leximi

4 gjërat që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Qershorit

Muaji Qershor është karakterizuar me festa, emocione e progres të ri brenda platformave të KosovaJob. Në vijim ju listojmë disa nga eventet më të rëndësishme të organizuara brenda zyreve tona dhe hapat e rinj në raport me punëdhënësit dhe punëkërkuesit! T’i lexojmë së bashku! 😊

4 gjërat që e karakterizuan KosovaJob përgjatë Qershorit
				 	 

OfertaPune me një identitet unik me interaktivitet më të madh me përdoruesit

Oferta Pune, si platforma e dytë për punësim në Kosovë që është nën ombrellën e platformës #1 të punësimit, KosovaJob ka ardhur këtë muaj me shumë risi për përdoruesit e saj. Me një ribrendim dhe ristrukturim të faqes, me një dizajn modern dhe interaktiv ka bërë një hap të rëndësishëm për përmirësimin e përvojës së kërkimit të punës. Wishlist, Kalkulatorë e Njoftime Skadence janë disa nga veçoritë e reja që ndihmojnë në ruajtjen e shpalljeve, llogaritjet dhe që të mos e lini asnjë shapallje pune të ju ikë!

5 yje vlerësim nga shumica e klientëve tanë

Shërbimi sa më i shkëlqyer ndaj klientëve vazhdon të mbetet prioritet i stafit të KosovaJob. Për ta matur atë, platforma #1 e punësimit e ka integruar edhe mundësinë e matjes dhe vlerësimit nga klientët, duke mundësuar ndikim direkt  në përmirësimin e shërbimeve që ofron. Klientët të cilëve u shërben KosovaJob pranojnë e-mail nëpërmjet të cilit mund ta bëjnë vlerësimin e tyre. KosovaJob kujdeset që vazhdimisht t’i kontaktojë klientët për të kuptuar eksperiencën me këtë platformë. Gjatë qershorit shumica e vlerësimeve kanë qenë me 5 yje (vlerësimi maksimal) duke bërë që të arrihet një vlerësim i përgjithshëm mbi 4.8 nga vlerësimi maksimal 5. 

Festa e Bajramit me shumë ëmbëlsi brenda zyreve të KoosvaJob!

Dita e tretë e Kurban Bajramit ka vazhduar me kremtë edhe brenda zyreve të KosovaJob. Me bakllavën – si ëmbëlsirën tradicionale të kësaj feste dhe me ëmbëlsira të tjera ka kaluar kjo ditë me urime të përzemërta për njëri-tjetrin!

KosovaJob në mbështetje të Shqipërisë!

Një eksperiencë në vete ka qenë ndjekja e përballjes së Shqipërisë dhe Spanjës në Kampionatin Evropian. Ekipi ka ndjekur lojën së bashku duke ndarë emocionet e lojës e duke bërë “tifo” për kombëtaren shqiptare e duke ndarë diskutime rreth kësaj ndeshjeje!

 

 

 

SHPALLJE PUNE

Shofer (2)
Prishtinë9 ditë
Pastruese, Recepsioniste
Prizren6 ditë
Store Manager, Asistente e Shitjes (Prishtina Mall)
E re
Prishtinë28 ditë
Compliance Specialist Support
Prishtinë1 ditë
Menaxher/e i/e Kategorisë
Prishtinë2 ditë
Remote Project Design Management Specialist
E re
Gjithë Kosovën28 ditë