1
KosovaJob, pjesë e dy konferenca ndërkombëtare në Shkup

KosovaJob, pjesë e dy konferenca ndërkombëtare në Shkup

	 	 

Përfaqësues të KosovaJob në fund të muajit maj janë prezantuar në dy konferenca ndërkombëtare në Shkup të Maqedonisë. KosovaJob x AI është prezantuar në ngjarjen “DisruptHR” – e cila ka një mënyrë të veçantë të organizimit. Aleksandar Kochovski, si folësit e tjerë ka përmbledhur në 5 minuta gjithë pikat kyçe që e bëjnë KosovaJob lehtë të përdorur nga punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Paralelisht në të njejtën datë, Arion Rizaj ka qenë pjesë e panelit diskutues “Të kultivosh një kulturë të përfshirjes: Nxitja e lidhjes kuptimplotë mes klientëve dhe punonjësve” në konferencën ndërkombëtare “Customer & Employee Experience”, ku ka ndarë pikëpamjet e tij se çfarë e bën këtë raport të besueshëm dhe profesional.

Arion Rizaj – Udhëheqës dhe themelues i platformës, KosovaJob është pyetur për mundësinë për t’i mbajtur talentët në një treg konkurues. Ai është shprehur se njëherë duhet definiuar konkurenca, e cila me përparimin e teknologjisë dhe pas Covidit nuk është më lokale, por është globale. Dhe të punësuarit dhe të mbajturit e talentëve – të dyja kërkojnë përpjekje të ndryshme. Ai ka vënë theksin edhe te gjenarata e re që po hynë për ta dominuar tregun e punës.

“Një pikë tjetër e rëndësishme është se si kompani, ne duhet të rritemi dhe të përshtatemi! Ne duhet tw përshtatuni me brezin e ri që është Gjenerata Z. Çfarë është e rëndësishme për ta? Ku mund të gjejmë dhe si mund ta bëjmë vendin e punës të përshtatshëm për ta! Si përfundim, do të thosha se mënyra më e mirë për të tërhequr dhe mbajtur talentin është vazhdimisht të zhvilloni, përshtatni dhe zbatoni strategji ku njerëzit janë prioritet dhe e shohin brenda kompanisë mundësinë për rritje në karrierë”, ka theksuar Arioni.

Arioni ka shprehur edhe pikëpamjet e tij mbi atë se a duhet rekruterët vetëm t’i përmbushin pozitat e kërkuara apo të gjejnë njerëzit e duhur për kompaninë. Ai ka insistuar në atë se përshtatja me kulturën e kompanisë është më e rëndësishme kundrejt aftësive që sipas tij mund të mësohen.

“Realiteti është se ju mund të mësoni aftësi, por nuk mund të mësoni kulturën! Kur një person nuk arrin përshtatjen me një kulturë të kompanisë ose nuk pajtohet me të atëherë është një proces sfidues dhe i kushtueshëm.  Andaj ne duhet të kuptojmë se cila është kultura e kompanisë për të cilën ne rekrutojmë!”, ka theksuar ai.

Në anën tjetër, Aleksandër Kochovski – shef operacional në KosovaJob në një format të veçantë prezantimi dhe disutimi në “DisruptHR” ka prezantuar mënyrën se si KosovaJob me meteodat më të avcnuara mund të zbutë makthin e secilit rekruter. Dhe kjo është shumë e lehtë me integrimin e Inteliegjencës Artificiale brenda platformës #1 të punësimit në vend, KosovaJob.

Ai fillimisht është fokusuar në disa fakte për ChatGBT që është i disponueshëm në 50 gjuhë dhe përdoret nga 1000 milionë përdorues brenda javës. Ai është ndalur edhe te ndikimi që ka Inteliegjenca Artificiale në rekrutim, ku një përqindje e madhe e rekruterëve besojnë se ai e lehtëson procesin. Alex ka treguar se si mund të na ndihmojë ai brenda KosovaJob për të arritur vendime më të mira në punësim.

Ai ka shpjeguar të gjithë hapat se si AI ndihmon në vendime më të drejta duke filturuar kandidatët më të mirë bazuar në kritert paraprake dhe ka shpjeguar se si AI mund të ndihmojë për të vendosur pikat kryesore që duhet të jenë prezente për një pozitë përkatës. Dhe pastaj t’i përputhë kandidatët e duhur me pikat kryesore të pozitës duke dhënë edhe rezultate në përqindje për secilin prej tyre. Ai ka ilustruar në prezantimin e tij se si duket përmbledhja e një kandidati që ka më së shumti gjasa për tu përshtatur me një pozitë të publikuar. Dhe për fund ka shpjeguar të gjitha anët pozitive dhe negative për të përdorur Inteligjencën Artificiale në mënyrë sa më efikase!/ KosovaJob

 

  

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i çertifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet